LAJMI I FUNDIT:

Real rekordesh, pa problem ndaj Granadas (Video)

Real rekordesh, pa problem ndaj Granadas (Video)

Real Madrid e ka nisur mirë vitin e ri edhe në La Liga me fitore ndaj Granadas.

Kampionët e botësë kanë dominuar nga fillimi i ndeshjes deri në fund duke shënuar fitore të thellë 5-0.


‘Los Blancos’, golin e parë në ndeshje e shënuan në minutën e 12-të, kur realizoi Isco pas një asistimi të Karim Benzemas.

Sulmuesi francez, Benzema shënoi golin e dytë në ndeshje nga afërisa tetë minuta më vonë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Ronaldo pranoi një top të bukur në zonë nga Marcelo dhe realizoi për 3-0.

Ndërkohë golin e katërt në pjesën e parë dhe të dytin personal në këtë takim e shënoi Isco në minutën e 31-të.

Me rezultatin 4-0 përfundoi pjesa e parë mes Realit dhe Granadas.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën vazhdoi dominimi i kampionëve të Evropës dhe Botës.

Mesfushori brazilian, Casemiro iu përgjigj mirë një harkimi nga James Rodriguez duke shënuar për 5-0.

Edhe pas golit të pestë madrilenët kërkuan të shënojnë edhe më shumë gola por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Pas kësaj fitore Real Madrid vazhdon të mbetet lidere në La Liga me 40 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve.

Fitorja ndaj Granadas ishte ndeshja e 39-të pa humbje për ‘Los Blancos’, që barazuan rekordin e Barcelonës së Luis Enriques.

Ndeshjen e radhës Reali do ta zhvilloi pas një jave ku do të jetë mysafir tek Sevilla. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WtGl9mgC0MU

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori