LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi me video emocionuese për portugezin: Faleminderit, Cristiano Ronaldo

Real Madridi me video emocionuese për portugezin: Faleminderit, Cristiano Ronaldo

Real Madridi e ka falënderuar Cristiano Ronaldon për nëntë vitet e kaluara në klub. 

Kjo pasi lojtari të martën kaloi te Juventusi. Kapiteni i kombëtares portugeze e mbyllur transferimin për 112 milionë euro nga Real Madridi te Juventusi.


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, arriti marrëveshje me lojtarin për ta lejuar të kalojë në Itali ku do të fitojë 30 milionë euro në vit, ndërsa ka nënshkruar për katër vite.

Të panumërta sukseset e tij (Foto: Getty Images)

“Ishte koha që ta hap një kapitull të ri në jetë dhe për këtë kërkova transferimin. Iu lutem tifozëve të më kuptojnë, pasi kanë qenë të mrekullueshëm këto nëntë vite”.

“Reali është në zemrën time dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë”, kishte thënë Ronaldo.

Ronaldo largohet nga Real Madridi: Si do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos
Lexo po ashtu Ronaldo largohet nga Real Madridi: Si do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos

Si zakonisht klubi mbretëror nuk organizon ceremoni lamtumirëse, ndërsa për CR7 ata kanë një video me momente më të bukura te Reali.

Cristiano Ronaldo pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve (Foto: Getty Images)

Nga momenti kur zbrite te Reali e deri në fund, duke shpalosur shumë kujtime nën titullin: “Faleminderit, Cristiano Ronaldo”.

Më poshtë mund  ta ndiqni videon që çdo fans të Real Madridit do ta prekte emocionalisht, pasi portugezi ka dhënë shumë për klubin  tyre të zemrës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori