LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vazhdon si lider i La Ligës në fitoren ndaj Levantes

Real Madridi vazhdon si lider i La Ligës në fitoren ndaj Levantes
Foto: Real Madrid C.F.

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Levante në kuadër të javës së pestë në La Liga.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Vinicius Junior kaloi Los Blancot në epërsi, duke u ofruar më shumë komoditet atyre.


Më pas Levante filloi të këndellej dhe krijoi disa shanse të rrezikshme, mirëpo ato u shpërdoruan.

Në pjesën e dytë, Karim Benzema kishte një shans të mirë në minutën e 52-të, por goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Brenda pak minutash, Vinicues kishte mundësinë që të shënonte edhe dy gola, e që gjuajtjet e tij nuk ishin të sakta.

Në minutën e 79-të, Enis Bardhi bëri një goditje të fortë nga distanca, por atë e ndali Thibaut Courtois.

Por, ishte Karim Benzema që e vulosi fitoren e madrilenëve me një gol të shënuar në minutën e 90+5.

Pas javës së pestë, Real Madridi është lider me dhjetë pikë, derisa në javën e gjashtë do të takohen me Cadizin. /Telegrafi/