LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi theu të gjithë rekordet e klubit me shumën e ofruar për Mbappen, por as kjo nuk ka mjaftuar

Real Madridi theu të gjithë rekordet e klubit me shumën e ofruar për Mbappen, por as kjo nuk ka mjaftuar

Real Madridi ka ofruar 160 milionë euro te PSG për nënshkrimin e Kylian Mbappes, që është oferta më e madhe bërë ndonjëherë nga klubi mbretëror.

Edhe pse kjo ofertë tashmë është refuzuar, nënshkrimi me sulmuesin francez, nëse ndodh, do të bëjë atë blerjen më të shtrenjt në histori të klubit, duke kaluar emra si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Eden Hazard.


Në Madrid ekziston bindja se Mbappe mund të bëhet lojtari që do të dominojë futbollin botëror në vitet e ardhshme, duke marrë primatin nga Leo Messi dhe Cristiano Roaldo, dhe kjo është arsyeja pse klubi ofroi një shumë rekord për historinë e klubit edhe pse që nga 1 janari 2022, ai është i lirë të nënshkruajë për çdo klub.

Refuzimi fillestar i PSG-së do ta detyrojë Real Madridin që të rrisë shumën në orët e ardhshme.

E vërteta është se blerjet e mëdha nuk janë të reja në historinë e klubit, sidomos nga ardhja në presidencën e Florentino Perez.

Real Madrid ka kërkuar gjithmonë lojtarët më të mirë, por ka qenë dhe klubi me përfitimet më të mëdha ekonomike.

Madridi shpërtheu në vitin 2000, kur nënshkroi me Luis Figon nga Barcelona.

Vetëm një vit më vonë, ata nënshkruan me Zidane Zidanen (Juventus), që u pasuan me emra si Cristiano Ronaldo, David Beckham ose Micheal Oëen.

Në mandatin e dytë të klubit ai e bleu Cristiano Ronaldon (2009) dhe Gareth (2013), të dy me nga rreth 100 milionë euro.

Në vitin 2019, pothuajse të njëjtë shumë paguan edhe për Eden Hazard.

Sidoqoftë, edhe pse bleu lojtarë të mëdhenj, klubi kurrë nuk ka ofruar shumë deri në 160 milionë euro siç bëri për Kylian Mbappen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori