Real Madridi dëshiron që në këtë verë të përforcohet edhe në fazën defanzive.

Los Blancos duket se do të përfundojnë këtë edicion pa ndonjë trofe, pasi janë shumë afër të humbasin edhe shansin për La Liga.

Por, Florentino Perez nuk dëshiron që t’i përsëritet një sezon i tillë dhe po tenton që në verë t’i bëjë disa transferime.

Sipas asaj që raporton FootMercato, madrilenët kanë shënjestëruar mbrojtësin e Tottenham Hotspurit, Serge Aurier.

Ish-anëtari i Paris Saint-Germain është i gatshëm që të largohet nga Spurs, pasi qëllimi i tij është që të fitojë trofe, por edhe që vështirë të refuzohet një skuadër si ajo spanjolle. /Telegrafi/