LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi planifikon një super-ndeshje tenisi mes Nadalit dhe Federerit në Bernabeu

Real Madridi planifikon një super-ndeshje tenisi mes Nadalit dhe Federerit në Bernabeu

Real Madridi dëshiron të zhvillojë një ndeshje të madhe tenisi midis Rafael Nadal dhe Roger Federer në stadiumin mitik Santiago Bernabeu.

Presidenti i klubit, Florentino Perez shpreson të sigurojë përballjen e tenisit në Bernabeu, dhe ai u tha zyrtarëve të klubit se ai dëshiron të jetë nikoqir i këtij takimi në terrenin e tyre.

Sipas mediumit spanjoll ABC, Perez synon të vendosë një pjesëmarrje rekord botëror për këtë sport në rast se ndeshja zhvillohet në Bernabeu.

Stadiumi i Realit ka një kapacitet prej 81.055 vendesh i cili do të ishte një rekord për një ndeshje tenisi.

Bernabeu gjatë prezantimit të Eden Hazardit

Rekordi aktual është 35,681 kur Kim Clijsters mundi Serena Williams në stadiumin King Baudouin në Bruksel, Belgjikë.

Nadal tashmë është informuar në lidhje me idenë dhe është i hapur për të luajtur me Federer në shtëpinë e kampionëve të trembëdhjetëfishtë evropianë.

Ndërsa një përplasje në Bernabeu nuk do të jetë për një Grand Slam, një ndeshje e tillë në një vend historik do të ishte një fund i përshtatshëm për dy nga më të mëdhenjtë që ka parë ndonjëherë ky sport.

Nadal fiton për herë të katërt trofeun e US Open
Lexo po ashtu Nadal fiton për herë të katërt trofeun e US Open

Legjenda spanjolle, 33 vjeç, kohëve të fundit fitoi Grand Slam in e 19-të në karrierën e tij pasi mposhti Denis Medvedev në një ndeshje rrëqethëse me pesë sete për të fituar US Open.

Tani ai është vetëm një titull larg yllit zviceran, Federer, i cili ka plot 20 Grand Slams mbi emrin e tij.

38-vjeçari do të vazhdojë të luajë edhe për dy vjet të tjera në mes të betejës së tij për Grand Slam me rivalin Nadal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori