LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi përshpejton largimet: Konfirmohen pesë largime për 105 milionë euro dhe shumë të tjerë janë afër

Real Madridi përshpejton largimet: Konfirmohen pesë largime për 105 milionë euro dhe shumë të tjerë janë afër
Foto: Marca.com

Tri ditë përpara se Real Madridi të fillojë përgatitjet para-sezonale përpara sezonit 2019/20, ka ende disa largime që priten të ndodhin te Los Blancos.

Skuadra, përveç lojtarëve që luajtën në Copa America dhe Kampionatin Evropian U-21 , do të jetë në Valdebebas më 8 korrik për nisjen e përgatitjeve para-sezonale para se të udhëtojnë të martën në Montreal.


Tashmë ka pesë lojtarë që janë larguar nga klubi, me dy që vijnë në orët e fundit, ndërkohë që ka ende pak të ardhmen e të cilëve mbeten të paqarta.

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Kovacicin
Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Kovacicin

Marcos Llorente ishte i pari që u largua pasi u bashkua me Atletico Madridin për 40 milionë euro.

Lamtumirën e tij me Mbretërit e dha edhe kroati Mateo Kovacic pasi e bëri transferimin e tij të përhershëm te Chelsea për një pagesë prej 45 milionë eurosh.

Zyrtare: Real Madridi huazon Odegaardin dhe Reguilon, dyshja do të luajë në La Liga
Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi huazon Odegaardin dhe Reguilon, dyshja do të luajë në La Liga

Shitja më e fundit ishte Raul de Tomas, me sulmuesin që iu bashkua Benficës për 20 milionë euro, ndërsa të premten u konfirmuan edhe dy marrëveshje huazimi për Sergio Reguilon në Sevilla dhe Martin Odegaard në Real Sociedad.

Foto: Marca.com

Largimet e ardhshme: James, Ceballos, Bale…

Në total, Madridi ka fituar 105 milionë euro nga shitjet e deritashme dhe kjo shifër pritet të rritet në ditët në vijim.

Theo Hernandez pritet të jetë lojtari i ardhshëm që largohet ngaa Bernabeu pasi ai do të bashkohet me Milanin për 20 milionë euro, ndërsa edhe largimi i Keylor Navas duket i pashmangshëm, pasi Thibaut Courtois do të jetë numër 1.

Të gjitha lajmet rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Real Madridit

Një tjetër lojtar me një të ardhme të pasigurt është Jesus Vallejo, njëri nga yjet e Spanjës në Kampionatin Evropian U-21, ndërsa rrugën e tij pritet ta ndjek edhe bashkëlojtari Dani Ceballos që pëlqehet shumë në Ligën Premier.

Puna më e madhe e Real Madridit dhe fitimet më të mëdha pritet të ndodhin me largimet e James Rodriguez, Gareth Bale, Isco dhe Lucas Vazquez.

Në listën e largimeve janë edhe disa lojtarë tjerë si Mariano Diaz, Brahim Diaz, Nacho Fernandez, Andreiy Lunin dhe Luca Zidane. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori