385:"Foto Fabio Ferrari/LaPresse 4 Aprile 2023 - Torino, Italia - sport, calcio - Juventus vs Inter - Coppa Italia Frecciarossa - Semifinale 1/2 - Juventus Stadium. Nella foto: Lautaro Martinez (FC Internazionale) April 4, 2023 Turin, Italy - sport, calcio - Juventus vs Inter - Coppa Italia Frecciarossa - Semifinal 1/2 -Juventus Stadium . In the pic: Lautaro Martinez (FC Internazionale) 22:"Fabio Ferrari/LaPresse
Te Interi askush nuk është i patransferueshëm përballë çmimit të duhur dhe kjo vlen edhe për kapitenin Lautaro Martinez.
Sulmuesi argjentinas gjithmonë ka pasur oferta nga klubet më të mëdha evropiane dhe me këtë fakt te Interi duhet të pajtohen edhe këtë verë.
Reprezentuesi argjentinas ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 57 ndeshje zyrtare ka realizuar 28 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.
Calciomercato ka raportuar se Real Madridi ka rikthyer interesimin për sulmuesin argjentinas dhe tanimë ka kontaktuar Interin për të.
Megjithatë këtë shumë kryeqytetasit spanjoll nuk janë të gatshëm ta paguajnë njëherë dhe palët pritet të kenë biseda të tjera për sulmuesin argjentinas.
Te Reali në listën e dëshirave për sulmin janë edhe emra të tjerë si Kylian Mbappe apo Harry Kane. /Telegrafi/