Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin e Manchester United, David de Gea.

Sipas Don Balon marrëveshja që pritej prej vitesh do të bëhet zyrtare në këtë verë.


Los Blancos do të paguaj 100 milionë euro për portierin spanjoll.

GettyImages 943069406 De Gea prej më të mirëve (Getty)

Prej shtatë vitesh madrilenët kishin tentuar që të arrijnë marrëveshje me lojtarin, por që nuk u gjend momenti.

Në verën e vitit 2016 vetëm se marrëveshja ishte arritur mes Manchester Unitet dhe Real Madrid.

Por ajo ndodhi me 31 gusht dhe mbretërit do të paguanin 29 milionë euro dhe do të dërgonin në Angli edhe portierin Keylor Navas.

GettyImages 938873798 Portieri i parë i Spanjës (Getty)

Është agjenti i De Geas, Jorge Mendes, i cili e ka marrë në dorë situatën dhe e ka mbyllur marrëveshjen me Djajtë e Kuq.

De Gea në Spanjë më parë e ka ruajtur portën e Atletico Madridit. /Telegrafi/

telegrafi sport app