Real Madridi i Julen Lopetegiut ende nuk e ka kaluar testin

Ata mund të jetë në krye të tabelës në La Liga, por Real Madridi zihet ngushtë sa herë që përballet me kundërshtarë të fortë.
Fitoret e tyre të vetme të këtij sezoni kanë ardhur me kundërshtar si Getafe, Girona, Leganes dhe Espanyol, klube që vitin e shkuar në fund e siguruar mbijetesën.
Kur ata janë përballur me ndonjë pengesë me të vështirë, ata nuk ia ka dalë.

Kundër Atletico Madridit në Superkupën e UEFA-s, Los Blancos humbën 4-2 pas kohës shtesë.
Kanë barazuar 1-1 me Athletic Bilbaon dhe më pas humbën 3-0 nga Sevilla të mërkurën.
Rezultati më pozitiv është ai i arritur ndaj Romës në Ligën e Kampionëve ku fituan 3-0.

Takimi i radhës është ndaj Atletico Madridit, këtë herë në kampionat.
Nëse Julen Lopetegui dëshiron të bëjë një deklaratë atëherë kjo është koha për ta bërë këtë, pasi skuadra e tij ende nuk ka dominuar. /Telegrafi/











































