LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fiton Kupën e Mbretit për herë të parë pas gati një dekade

Real Madridi fiton Kupën e Mbretit për herë të parë pas gati një dekade

Real Madridi e ka fituar Kupën e Mbretit për herë të parë pas gati një dekade, duke mposhtur në finale Osasunan në stadiumin e Sevillës, La Cartuja me reuzltat 2-1.

Vetëm dy minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Rodrygos që u asistua prej Vinicius Junior.


Madrilenët vazhduan me sulme në drejtim të portës së Osasunas, derisa në minutën e 25-të, Karim Benzema nuk ia doli të mposhte Sergio Herreran që bëri një pritje fantastike.

David Alaba (32’) lëshoi po ashtu një mundësi ideale, me goditjen e tij që shkoi mbi portë.

Kaluan vetëm tre minuta nga rasti i austriakut dhe Vinicius Junior bëri të njëjtën gjë me goditjen e tij që fluturoi jashtë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte një makth për Los Blancos, pasi në minutën e 58-të, Lucas Torro e mposhti Thibaut Courtoisin për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Mirëpo, Rodrygo ishte sërish heroi i Real Madridit, pasi e riktheu epërsinë e tyre në minutën e 70-të dhe nuk lejoi që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Kjo është Kupa e parë e Mbretit për Real Madridin që nga viti 2014, atëherë kur kishin mposhtur Barcelonën në finale.

Madrilenët po ashtu janë duke garuar edhe për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës, ku takohen në gjysmëfinale me Manchester Cityn në ndeshjen e parë që luhet javën që po vije, ndërsa në La Liga mund të thuhet se janë mposhtur nga katalunasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori