LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi duhet të shesë lojtarë përpara se të arrijë ndonjë nënshkrim, plani i Los Blancos gjatë verës

Real Madridi duhet të shesë lojtarë përpara se të arrijë ndonjë nënshkrim, plani i Los Blancos gjatë verës

Komunikimi është i vazhdueshëm në Real Madrid dhe drejtuesit e trajneri i klubit janë në kontakt të vazhdueshëm, duke analizuar të tashmen si dhe atë që do të vijë, në provë të mëtejshme të besimit që ekziston në punën e Carlo Ancelottit.

Të premten, pati një tjetër takim mes Florentino Perez dhe Ancelotti për të biseduar planet dhe idetë për verën dhe sezonin e ardhshëm.


Sipas gazetës Marca, skuadra ka nevojë për përforcime për sezonin e ardhshëm, por këto do të vijnë vetëm nga shitjet e mundshme. Nuk ka rrugë tjetër.

Përpjekjet thuhet se janë të fokusuara në atë që të gjithë i konsiderojnë si prioritete sulmuese, me Kylian Mbappe në vendin e parë dhe Erling Haaland si një mundësi më e largët.

Zbulohet plani i pagave të Real Madridit për Mbappen dhe Haalandin
Lexo po ashtu Zbulohet plani i pagave të Real Madridit për Mbappen dhe Haalandin

Shitjet e Real Madridit

Nëse nuk ka shitje, vështirë se do të ketë fytyra të reja, por klubi është i bindur se do të ketë një efekt goditjeje dhe se disa lojtarë, përveç Marcelo, Gareth Bale dhe Isco mund të largohen dhe të sjellin nga 75 deri në 100 milionë euro për të financuar nënshkrime shtesë. Ky është gjithashtu rasti për ata si Takefusa Kubo, Brahim Diaz dhe Reinier Jesus, të cilët do të kthehen nga huazimet e tyre.

Shembulli më i mirë i kësaj është ajo që ndodhi verën e kaluar me Eduardo Camavinga dhe ajo që mund të ndodhë këtë verë me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Me ish-lojtarin e Rennes u bë shumë punë në terren prej muajsh. Marrëveshja dukej e pamundur duke pasur parasysh prioritetet e tjera, por ditët e fundit të afatit kalimtar panë që Camavinga u bë i disponueshëm dhe Los Blancos më pas kompletuan transferimin më 30 gusht.

Nëse Tchouameni pret, situata mund të përsëritet, por tani nuk ka asnjë ofertë dhe ai po shkon drejt transferimit në Ligën Premier.

Real Madridi beson në nënshkrimin e Tchouamenit
Lexo po ashtu Real Madridi beson në nënshkrimin e Tchouamenit

Real Madridi është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe kryeson La Ligan, gjë që pakkush do ta kishte parashikuar verën e kaluar kur vetëm Camavinga dhe David Alaba u nënshkruan.

Por, Ancelotti dhe lojtarët janë arkitektët e Real Madridit që arrijnë në këtë pikë me një titull tashmë në thes në maj, në momentin vendimtar të sezonit.

Prej verës së kaluar emri i Mbappes ka qenë në të gjitha bisedat për të ardhmen e kësaj skuadre të Real Madridit. Aq sa shumë prej planeve kushtëzohen nga ardhja e pritshme e francezit.

Gjysmë skuadre në vend, ardhja e Mbappes…

Ndeshjet e fundit kanë treguar cilësinë e lojtarëve si Karim Benzema, Vinicius Junior dhe potencialin e Camavingas, Rodrygo Goes, Eder Militao dhe Federico Valverde (asnjë prej të cilëve nuk është mbi 24 vjeç).

Luka Modric, i cili do të vazhdojë edhe një vit ka vazhduar të bëjë përshtypje, ashtu si Toni Kroos, Nacho Fernandez, Lucas Vazquez, Dani Carvajal … lojtarët që kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë lojtarë kyç në Real Madrid.

Dyshimet janë për thellësinë e skuadrës. Suksesi ka ardhur me disa dyshime dhe është koha për të përcaktuar nëse ka zgjidhje brenda skuadrës tashmë.

Ka besim te disa lojtarë të akademisë, si Antonio Blanco, Rafa Marin dhe lojtarë të rinj në vitet e tyre të formimit si Bruno Iglesias, Alex Jimenez apo Marvel, por stafi stërvitor nuk do ta kishte problem shtimin e një qendërmbrojtësi, ndërsa Fran Garcia ka të ngjarë të kthehet nga Rayo Vallecano si një opsion në krahun e majtë.

Militao, Camavinga, Valverde , Rodrygo dhe Vinicius Jr garantojnë gjysmë ekipi për dekadën e ardhshme, por e tashmja përfshin disa ndryshime përtej Mbappes, i cili do të bëhet pjesë e kësaj shtylle për vitet në vijim.

Real Madridi e di që duhen nënshkrime, por ato nuk do të vijnë pa shitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori