LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ‘blindon’ krahun e djathtë – rinovon kontratën me lojtarin që po cilësohet pasues i Carvajalit

Real Madridi ‘blindon’ krahun e djathtë – rinovon kontratën me lojtarin që po cilësohet pasues i Carvajalit

Real Madridi ka nënshkruar një kontratë të re me 16-vjeçarin spanjoll Jesus Fortea, marrëveshje kjo e cila tashmë do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.

Duke bërë këtë lëvizje Real Madridi ka siguruar shërbimet e njërit nga lojtarët më premtues të akademisë, i cili po konsiderohet si pasuesi ideal i Dani Caravajal pas pensionimit të këtij të fundit.


Pas skadimit të kësaj kontrate në 2026, Fortea do të mbush 18 vjet, që do të thotë se ai do të jetë i lirë që të rinovojë kontratën edhe për më shumë se tri vite.

I konsideruar gjerësisht si njëri prej talentëve me potencialin më të madh në futbollin spanjoll, Fortea siguroi kalimin tek Real Madridi rreth dy vite më parë pasi ishte pjesë e Atletico Madridit.

Foto: Jesus Fortea

Ai u aktivizua tek grupmoshat U19 nën urdhrat e Alvaro Arbeloas, aty ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe i ka bindur të gjithë se është pasuesi ideal i Dani Carvajalit, dhe i ka të gjitha elementet që të zëvendësojë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Diario AS ka raportuar se tashmë madrilenët janë pajtuar me largimin e Vinicius Tobias, ndërsa do të synojnë që ta shesin përfundimisht edhe kartonin e Alex Jimenez i cili momentalisht është pjesë e Milanit në huazim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori