LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi me ankesë zyrtare: As gjyqtari dhe as sistemi VAR nuk panë dy penallti ndaj Varane

Real Madridi me ankesë zyrtare: As gjyqtari dhe as sistemi VAR nuk panë dy penallti ndaj Varane

Klubi mbretëror, Real Madridi është ankuar me anë të faqes zyrtare duke pretenduar se nuk i janë akorduar dy penallti ndaj Barcelonës në takimin e mbyllur 0-0.

Sipas faqes së Realit, Raphale Varane u përfshir në dy momente të diskutueshme në El Clasicon e zhvilluar në Camp Nou.


Francezi mund të ketë pasur dy penallti në pjesën e parë, por gjyqtari Hernandez Hernandez nuk e dha asnjërën prej tyre.

Të gjitha lajmet rreth El Clasicos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth El Clasicos

Në minutën e 17-të, mbrojtësi i Realit shkoi për të goditur me kokë para se Lenglet ta godiste atë me thumba në këmbë, por as gjyqtari dhe as VAR (ku ishte De Burgos Bengoetxea) nuk e vlerësuan atë si penallti.

Dy minuta më vonë dhe pas një këndore tjetër mbrojtësi qendror ishte tërhequr për fanelle nga Ivan Rakitic, i cili e rrëzoi atë për tokë në zonën e penalltisë.

Sidoqoftë, edhe një herë, as gjyqtari dhe as sistemi VAR nuk vendosën të jepnin penallti. /Telegrafi/