LAJMI I FUNDIT:

BE i reagon Thaçit: Nuk e kemi emëruar Mirsolav Lajçakun emisar, deklarata juaj është e pasaktë

BE i reagon Thaçit: Nuk e kemi emëruar Mirsolav Lajçakun emisar, deklarata juaj është e pasaktë

Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi.

Thaçi kishte reaguar mbrëmë rreth emërimit të Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.


Por një gjë e tillë u demantua nga Peter Stano, i cili tha se nuk është marrë asnjë vendim.

Thaçi: Misioni i Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi i dizajnuar të dështojë
Lexo po ashtu Thaçi: Misioni i Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi i dizajnuar të dështojë

“Të befasuar të shohim një deklaratë të tillë faktikisht të paskaktë,procedurat e BE-së janë duke vazhduar dhe asnjë vendim nuk është marrë, nuk është bërë asnjë emërim. Pasi të përfundojë procesi ne do të njoftojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Presidenti Hashim Thaçi dje shkroi se “BE zyrtarisht ka emëruar të dërguarin special në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, E uroj atë për marrjen e detyrës. Por që misioni i ri i tij është i dizajnuar që të dështojë për shkak të asaj që ka bërë për ta penguar Sllovakinë për ta njohur Kosovën dhe votimin kundër Kosovës për ulëse në UNESCO”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori