LAJMI I FUNDIT:

Reagon frontmeni i Grupit Troja, Bujar Berisha: Grupi është ndarë dy vjet më parë, ish-anëtari e publikoi shkrimin pa aprovim dhe ka qëllime politike

Reagon frontmeni i Grupit Troja, Bujar Berisha: Grupi është ndarë dy vjet më parë, ish-anëtari e publikoi shkrimin pa aprovim dhe ka qëllime politike
Foto: Bujar Berisha/Facebook

Të mërkurën është publikuar një njoftim i gjatë i Grupit Troja në rrjetin social Facebook, në lidhje me shpërbërjen e tij.

I njëjti njoftim është shpërndarë gjithandej nëpër media, teksa e vërteta e shpërbërjes së këtij grupi duket se daton që prej dy vitesh më parë.


I kontaktuar nga Telegrafi, frontmeni i Grupit Troja, Bujar Berisha, ka sqaruar se u detyrua të bëjë një reagim në rrjetet sociale, për të tregtuar se si qëndron e vërteta rreth shpërbërjes së grupit.

“Në momentin që shkrimi u publikua, nuk kisha internet dhe tek kur e pash vendosa të bëj një reagim. Duket qartë se është një shkrim i porositur dhe tendencioz për të hedhur mjegull mbi protestën e 12 qershorit. E vërteta qëndron se Grupi Troja i kemi ndarë rrugët prej dy vitesh”.

Bujar Berisha, frontmeni i grupit Troja (Foto: Troja/Facebook)

Tutje, Berisha e ka quajtur si lajm të sponzorizuar dhe me tendencë për ta politizuar, duke iu referuar citatit ku shkruhet se grupi u nda pas protestës së 12 qershorit.

“Këtu dhe qëndron e gjithë problematika. Tendenca për të bërë politike shpërbërjen e grupit e që një fakt nuk është e tillë. E vërteta është se ai shkrim u publikua në atë mënyrë në emër të grupit pa aprovimin e të gjithëve. Shihet qartë se një nga anëtarët e grupit ka tendencë për ta politizuar këtë pjesë”, ka thënë tutje Berisha.

“Aq më tepër kjo është e ulët kur përdoret protesta e qytetarëve të tu, pasi ajo ka qenë protestë dhe jo një ‘aheng’ siç e ka quajtur autori i shkrimit, e që duket qartë se është njeri i porositur”, ka thënë Bujar Berisha më tej.

Grupi Troja (Foto: Troja/Facebook)

I pyetur se përkundër njoftimit për këtë ndarje të grupit, frontmeni i Grupit Troja tregoi për Telegrafin se nuk ka ndonjë dritare shprese, që në të ardhmen të ketë edhe një projekt të ri muzikor nga ky grup, veçanërisht pas kësaj që ndodhi.

“Të them të vërtetën, unë kam menduar me 6 tetor të tërhiqem nga muzika tërësisht dhe t’i përkushtohem jetës time. Ne nuk kemi bërë muzikë përfitime, ne e kemi shfrytëzua muzikën për revoltë dhe për të ngritur zërin atëherë kur duhet. Mirëpo edhe nëse vendos që t’i kthehem muzikës, atëherë do të më duhet të krijoj një bend të ri, pasi me Trojën gjithçka ka përfunduar”, theksoi frontmeni Berisha për Telegrafin.

Troja përndryshe ka qenë një grup i formuar në vitin 1990, të cilët kanë luajtur muzikë të zhanreve: metal, groove metal, rock, industrial, power. Anëtarët e grupit kanë qenë: Bujar Berisha (Vokal), Florent Bajrami (Gitare), Agron Ejupi (Bas gitare) dhe Violand Shabani (Bateri). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori