LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe Artan Murati ndaj ministrit Tahiri: Ministri nuk guxon të mos raportoj para Kuvendit e deputeteve

Reagon edhe Artan Murati ndaj ministrit Tahiri: Ministri nuk guxon të mos raportoj para Kuvendit e deputeteve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka refuzuar të marr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, për të raportuar për rekrutimin e noterëve të rinj.

Për këtë ka pasur reagime nga kryetarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu e cila e quajti Tahirin, përgjegjës për komprometim të procesit si dhe nga përfaqësuesi i KDI-së, Artan Murati.


Haxhiu reagon ndaj refuzimit të raportimit të ministrit Tahiri për rekrutimin e noterëve: Ai është përgjegjës për komprometim të procesit
Lexo po ashtu Haxhiu reagon ndaj refuzimit të raportimit të ministrit Tahiri për rekrutimin e noterëve: Ai është përgjegjës për komprometim të procesit

Murati në një status të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se letra e ministrit të Drejtësisë karshi një kryetareje të një Komisioni Parlamentar, ndër me kryesoret në Kuvend, shpërfaqe arrogancë e papërgjegjësi në punë.

Ai theksoi se ministri nuk guxon të mos raportoj para Kuvendit e deputeteve.

Tahiri refuzon të raportojë në Komision për çështjen e rekrutimit të noterëve
Lexo po ashtu Tahiri refuzon të raportojë në Komision për çështjen e rekrutimit të noterëve

Sipas tij, Qeveria nuk guxon ta shpërfillë Kuvendin në asnjë mënyrë.

“Qeverisë/ministrave nuk u takon të mësojnë deputetet për çka mund t’i ftojnë e për çka jo. Kuvendi është punëdhënësi i Qeverisë, dhe e ka kompetence kushtetuese të ftoj në raportim ministrat sa herë të doje”, ka shkruar Murati në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori