ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një djalosh në Glasgou ka qëndruar në aeroport për ta pritur Barcelonën dhe për t’i takuar yjet e saj.

Ai më vëllanë e tij  ka qenë me fat pasi ka marrë autografet nga shumë ‘yje’ të Barcelonës si Lionel Messi, Neymar, Arda Turan apo Suarez.


Në momentin kur mbërrin Messi, vogëlushi nuk i beson syve pasi argjentinasi firmosi mbi fanellën e tij, ndërsa në fund ai përfiton duke bërë edhe një ‘selfie’.

Barcelona fitoi 2-0 dhe siguroi vendin e parë. Më poshtë mund ta shihni videon e plotë. /Telegrafi/

telegrafi sport app