LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Driton Kukës pasi ai dhe Distria Krasniqi u zgjodhën më të mirët e botës për vitin 2021 në xhudo

Reagimi i Driton Kukës pasi ai dhe Distria Krasniqi u zgjodhën më të mirët e botës për vitin 2021 në xhudo
Foto: Dini Begolli

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ndihet shumë i lumtur pasi ai dhe xhudistja Distria Krasniqi fituan çmimet për më të mirët në botë për vitit 2021 në xhudo.

Sot (e shtunë) në mbrëmje, Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarë çmimet për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Aëards 2021’), pasi veçse ishte mbyllu votimi.


Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi fituan shumicën e votave në garën për më të mirë në botë, në konkurrencat ku ishin nominuar.

Driton Kuka, zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo
Lexo po ashtu Driton Kuka, zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

Pas shpalljes si më të mirët e botës, trajneri pejan ka reaguar ma anë të një postimi në profilin e tij privat në Facebook.

Kuka ka falënderuar të gjithë pas këtij suksesi, teksa ka treguar se ndihet i gëzuar dhe krenar me sukseset e tij dhe të nxënësve të tij.

Distria Krasniqi, zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021
Lexo po ashtu Distria Krasniqi, zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Postimi i Driton Kukës pas ndërhyrje

IJF na nominoj!

Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!

U votuam nga mbarë Bota por …

Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!

Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo Shqiptar që ishte me ne këto ditë.

Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.

Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos,gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen!

Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!

Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!

Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.

Të gjithë komunitetit sportiv,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!

Dhe në fund …

O sa mirë me qenë Shqiptar …

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori