LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e ekipit Bad News Eagles, pas përfundimit të rrugëtimit në turneun më të madh të CS:GO

Reagimet e ekipit Bad News Eagles, pas përfundimit të rrugëtimit në turneun më të madh të CS:GO

Ka përfunduar rrugëtimi i ekipit shqiptar në turneun e CS:GO, PGL Antwerp Major, pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit nga ekipi brazilian Imperial.

Edhe pse u eliminuan nga turneu më i madh i CS:GO, ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles arriti që të bëjë krenar të gjithë shqiptarët anë e mbanë me suksesin e tyre historik.

Nuk kanë munguar as reagimet nga i gjithë ekipi, të cilët falënderuan të gjithë ata që i përkrahën gjatë këtij rrugëtimi historik, transmeton Telegrafi.

Sondazh: Cili nga lojtarët e Bad News Eagle kishte paraqitjen më të mirë në PGL Antwerp Major 2022?
Lexo po ashtu Sondazh: Cili nga lojtarët e Bad News Eagle kishte paraqitjen më të mirë në PGL Antwerp Major 2022?

Ky është fundi i udhëtimit tonë në PGL Major. Është e trishtueshme që duhej të dilnim në këtë mënyrë, por duhet të mbajmë kokën lart dhe të vlerësojmë atë që kemi arritur këtu. Ka shumë punë përpara për të arritur nivelin tjetër si ekip, por kjo është ajo që na emocionon më shumë. Faleminderit të gjithëve“, ka shkruar trajneri i ekipit, Klesti “Stikle-” Kola.

Udhëtimi ynë përfundon këtu, lojëra të bukura. 0-3 për ne, arritëm në fazën e legjendave dhe humbëm shumë ndeshje nga mungesa e përvojës. Dua të falënderoj ekipin tim për këtë udhëtim të mrekullueshëm, do të shihemi në majorin e ardhshëm, Dashuri“,  ka shkruar Rigon ‘rigoN‘ Gashi.

Kjo dhemb, e zhgënjeva ekipin tim në ‘Mirage’, më falni të gjithë dhe faleminderit për mbështetjen tuaj“, ka shkruar Genc ‘gxx-‘ Kolgeci

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kemi fituar përvojë të paçmuar nga i gjithë turneu, dhe kemi shumë për të mësuar nga gabimet. Në kapitullin tonë të ardhshëm, unë nuk pësoj humbje, ose fitoj, ose mësoj nga gabimet”, ka shkruar Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi

“Lojëra të mira, i trishtuar që përfundoi kështu, por gjithsesi i lumtur me ekipin dhe me atë që arritëm 2-3 muajt e fundit, veçanërisht në #PGLMajor, koha për të pushuar disa ditë dhe për të ecur përpara, i emocionuar për të parë çfarë do të ndodh në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen djema, shumë dashuri”, ka shkruar Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci

Ky është vetëm fillimi. Ne humbëm nga ekipi më i mirë, lojë e mirë Imperial eSport.  Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të rritemi si ekip, tani është e dhimbshme, por ne do të luftojmë  për t’u rikthyer. Ia arritëm të faza “Legends” dhe e ardhmja është e ndritshme për Bad News Eagles. Tregojeni djemve pak dashuri! #PGLMajor“, ka shkuar menaxheri i ekipit, James Banks. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori