LAJMI I FUNDIT:

Ray J kërcënon të kryejë vetëvrasje përmes disa postimeve shqetësuese në rrjete sociale

Ray J kërcënon të kryejë vetëvrasje përmes disa postimeve shqetësuese në rrjete sociale

Ray J bëri një varg postimesh alarmante në Instagram që shprehin mendime vetëvrasëse.

“Nëse nuk do të ishte për fëmijët e im, unë do të kërceja dhe do të vdisja sonte”, shkroi ai në një video ku ai shihet nga një lartësi.


Një burim tha për TMZ se ai ishte i dehur kur postoi mesazhet dhe gruaja e tij Princesha Love përfundimisht e bindi që t’i fshinte ato.

Tutje ky burim deklaroi se Ray J – emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr. – ishte vetëm duke bërë ‘rrëmujë’ në mediat sociale dhe nuk kërkonte për ndihmë në spital.

Postimet e tij origjinale shqetësuese përfshinin një foto të këmbëve të tij të varura mbi një pikë të lartë ku shkruante: A duhet vetëm të hidhem dhe ta përfundojë të gjithën tani?”.

Ndërkohë, ai vazhdoi të shkruante një tjetër postim shqetësuese në InstaStory.

“Duke u përpjekur ta kuptoj – ndoshta kjo jetë ishte një iluzion – – ndoshta jeta tjetër ishte realiteti im i vërtetë”, ka shkruar ai.

Një burim pretendoi se ai i bëri postimet gjatë pushimeve në Meksikë me gruan e tij dhe fëmijët e tyre Melody, katër vjeç dhe Epik, dy vjeç.

Mesazhet e tij shqetësuese vijnë disa javë pasi ai tha se Kris Jenner zgjodhi një nga tre kasetat seksuale që ai realizoi me Kim Kardashian për t’u shfaqur si një film për të rritur në 2007.

Artisti tha se nëna dhe menaxheri i Kimit, i pa tre kasetat seksuale dhe vendosën të publikonin njërin që ishte xhiruar në një resort në Cabo San Lucas.

Ray J tha se dy nga filmat për të rritur janë xhiruar në Cabo San Lucas dhe një është filmuar në Santa Barbara, Kaliforni.

Në një intervistë me DailyMail.com në maj, Ray J pretendoi se kaseta famëkeqe e seksit ishte ‘lëshuar si një album’ nga vetë Kim – e cila gjithashtu e mbajti të vetmen kopje të saj të fshehur në një shobox të Nike nën shtratin e saj së bashku me kaseta të tjera që ajo bëri me të.

Të gjitha lajmet nga Ray J
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ray J

Në një klip në Instagram, Ray J tha se Jenner ka punuar në përgatitjen e kasetës për publikim me Vivid Video.

Jenner ka mohuar çdo përfshirje në publikimin e kasetës, e cila rriti profilin e lartë të familjes, duke çuar përfundimisht në sukses të papara televizive dhe duke hapur rrugën drejt perandorisë së saj të marketingut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori