Blake Lively dhe Ryan Reynolds u shfaqën të afërt dhe të buzëqeshur gjatë një ndeshjeje futbolli mes Liverpool dhe Wrexham në stadiumin Yankee.

Aktorja 38-vjeçare ndau në Instagram fotografi nga ndeshja e 29 korrikut, ku shfaqej me bashkëshortin, fëmijët dhe miqtë e tyre.


“Një nga momentet më surreale të këtij udhëtimi të egër dhe të bukur”, shkroi Lively.

Çifti, i martuar që nga viti 2012, pozuan së bashku në disa prej fotografive, ndërsa Lively falënderoi fotografin Guy Aroch për kujtimet e krijuara gjatë kësaj dite.

Pamjet vijnë në një kohë kur Lively thuhet se ka përjetuar një krisje në miqësinë e saj me Taylor Swift, pasi mungoi në dasmën e këngëtares me Travis Kelce më 3 korrik.

Më herët, miqësia e tyre u përfshi në betejën ligjore të Lively me Justin Baldonin. /Telegrafi/