Rasti unik i Romelu Lukakut, më shumë minuta në Kupën e Botës sesa gjatë gjithë sezonit me Napolin


Romelu Lukaku ka luajtur sot ndeshjen e dytë radhazi me Belgjikën në Kupën e Botës. Në të parën ai ishte zëvendësues, ndërsa në të dytën, trajneri Rudi García vendosi ta aktivizonte si titullar.
Sulmuesi belg, për shkak të problemeve fizike, nuk arriti të rezistojë deri në fund dhe u zëvendësua nga trajneri. Megjithatë, këto dy paraqitje mjaftuan që ai të regjistronte 97 minuta në total gjatë këtij Botërori.
Ky është një rast unik, pasi në këtë mënyrë sulmuesi belg ka luajtur më shumë minuta në Kupën e Botës sesa gjatë gjithë sezonit me Napolin.

Në klubin italian, Lukaku ka mundur të zbresë në fushë vetëm për 64 minuta gjithsej, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike.
Ai ka regjistruar 5 ndeshje në Serie A (40 minuta në total), 16 minuta në Kupën e Italisë dhe 8 minuta në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të fundit me Napolin. /Telegrafi/





































