“Fitorja na ka gëzuar shumë, fitore historike. Fitorja e parë na ka gëzuar shumë, edhe neve edhe publikun. Loja nuk ishte në nivelin aq të lartë nga ana jonë. Pjesa e parë ishte me e mirë, por ishte me rëndësi të fitojmë sot. Ekipi ndonjëherë luan dobët dhe fiton, ka shumë ekipe që luajnë dobët dhe fitojnë. Jemi shumë të kënaqur me fitoren”, tha Rashkaj.

Ai shpreson se kjo fitore do të jetë një motiv më i madh për sfidat e ardhshme që e presin Kosovën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app