Rashkaj: E respektojmë Omanin, por nuk i frikësohemi

“Për ne lojtarëve kosovarë është gjithnjë kënaqësi të vijmë në Kosovë ta përfaqësojmë shtetin dhe normal na duhet edhe ndihma nga jashtë siç është Omani që ka pranuar ftesën të vij këtu, sepse na duhen ndeshje të marrim përvojë nga shtetet që luajnë në kualifikime për botëror dhe Omani është njëri nga ta. Mendoj që Omani është një skuadër mjaftë e fortë edhe pse nuk e njohim aq mirë, por kohëve të fundit e kemi përcjell dhe është një ekip shumë i mirë”, tha Rashkaj.
Kapiteni i Omanit, Ali Al-Habsi tha se po ndihet mirë në Kosovë dhe ardhja këtu nuk është vetëm për të luajtur futboll, pasi ka edhe shumë gjëra të mira përreth pasi edhe qyteti edhe njerëzit u kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme.
Ai shpreson që nesër të ketë një lojë të mirë mes dy përfaqësueseve, sidomos nga ta, që lojën e fundit e patën lojën me Irlandën e cila ishte lojë shumë e vështirë. Al-Habsi tha se do ta japin njëqind përqindëshin dhe në çdo lojë hyjnë me synimin për fitore.
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Omanit luhet në stadiumin e qytetit dhe nis në 16:00. /Telegrafi/



















































