LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, Thaçi u tregua i papjekur politikisht (Video)

Rashiq: Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, Thaçi u tregua i papjekur politikisht (Video)

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe rreth çështjes së korrigjimit të kufijve.

Rashiq ka thënë se kjo nuk do të ndodh, dhe se kjo temë është ngritur me qëllim nga të dy presidentët ai i Kosovës dhe Serbisë, për të krijuar tension tek qytetarët.


“Unë kam qenë kundër çdo opsioni të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ndarja do të ndikonte negativisht në jetën e serbëve që jetojnë këtu, poashtu do të kishte pasur ndikim negativ në tërë rajonin. Sa e shoh unë të dy presidentet po rrisin një tension ku populli po e merr më afër zemrës, ngritja e këtij tension është i qëllimshëm”, ka deklaruar Rashiq.

Ai tutje ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, me deklaratat e tij për korrigjim të kufijve është treguar i papjekur politikisht.

“Presidenti Thaci ka dalë shumë i papjekur politikisht me këto qëndrime. Nuk është i rastësishëm deklarimi çdo ditë i presidentit Thaçi e presidentit Vuçiq rreth kësaj teme. Një manovrim diplomatik është bërë gjashtë muajt e fundit ku dy presidentet kanë menduar se do të mund të ketë diçka rreth temës së territoreve, nuk e di pse presidenti Thaçi e diskuton një gjë të tillë. Një korrigjim apo shkëmbim nuk mund të ndodh”, u shpreh Rashiq.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjashtë muaj që ka nisur përgatitjen e qytetarëve rreth kësaj teme, duke shfrytëzuar media dhe portale pro qeveritare për këtë.

“Asnjë aspekt pozitiv nuk e shoh as për serbët as për shqiptarët në formën e shkëmbimit apo korrigjimit të territorit. Serbët e jugut nëse ndodh një gjë e tillë do të kishin pasur një periudhë 1-3 vite të mendonin se si të largohen nga këtu, kurse serbët e veriut edhe pse mund të ndodhë që ata të përfitojnë diçka nga shkëmbimi i territorit, prapë ajo pjesë do të mbetej si zorrë qorre”, u shpreh mes tjerash Rashiq.

Rashiq ka thënë se së shpejti do të ketë lëvizje të reja nga shtetet e fuqishme të BE-së, kundër korrigjimit të kufijve. Ai ka folur edhe për presionin që kanë qytetarët serbë në Kosovë nga institucionet e Serbisë për të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar të Vuçiqit më 9 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori