LAJMI I FUNDIT:

Rashani i lënduar, por po bën të pamundurën për ndeshjet e muajit mars: Javë vendimtare, dua me çdo kusht ta ndihmoj Kosovën

Rashani i lënduar, por po bën të pamundurën për ndeshjet e muajit mars: Javë vendimtare, dua me çdo kusht ta ndihmoj Kosovën

Elbasan Rashani vazhdon të jetë i lënduar që 10 ditë, ku ka humbur dy ndeshje të rëndësishme me skuadrën e tij Clermont në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar e ka ende në dyshim edhe grumbullimin me Përfaqësuesen e Kosovës pasi po vuan nga lëndimi dhe deri të dielën ende është në pikëpyetje grumbullimi i tij, edhe pse dëshira është e madhe që të jetë në Prishtinë të hënën e 20 marsit.


Në një prononcim për Telegrafin, anëtari i skuadrës franceze Clermont ka folur për lëndimin që pësoi në stërvitje një ditë para duelit me Toulousen si dhe ardhjen e mundshme te Dardanët.

“Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Toulousen pësova një lëndim në zogun e këmbës dhe që nga 4 marsi jam jashtë fushave shkaku i atij lëndimit”.

“Jam duke vazhduar rikuperimin, por ende nuk e di nëse do të mund t’ia dalë të luaj këtë fundjavë ndaj Montpellier të dielën”, tha Rashani për Telegrafin.

Rashani këtë edicion është paraqitur në 22 ndeshje me Clermonit në elitën e futbollit francez Ligue 1, ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

29-vjeçari është një nga futbollistët kryesorë të Përfaqësueses së Kosovës dhe ende është në dyshim për ndeshjet e muajit mars ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Rashani thotë se dëshira është e madhe që t’ia dalë dhe të jetë të hënën në Prishtinë në mënyrë që ta ndihmojë Përfaqësuesen në dy sfidat e para të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

“Jam në luftë me kohën që të bëhem gati për ndeshjet e muajit mars. Këtë javë do ta shoh, do të bëj maksimumin që të jem gati për ndeshjet e Kosovës, pasi është shumë e rëndësishme të jemi gjithë grupi dhe mos të kemi lëndime që t’ia nisim mirë”, vazhdoi tutje Rashani.

Sulmuesi vushtrrias shpreson që t’ia nisin mbarë kampanjën kualifikuese dhe t’i marrin dy fitore në dy sfidat e para, pasi kualiteti brenda ekipit përfaqësues nuk mungon.

“Kemi një ndeshje të vështirë në udhëtim te Izraeli, por duhet të jemi të fokusuar dhe ta nisim mbarë pasi nuk na lejohet të humbasim”.

“Jemi një grup i shkëlqyer i futbollistëve dhe të bashkuar duam të bëjmë gjëra të mëdha, besoj se do të marrim rezultate pozitive në dy sfidat e para, kuptohet qëllimi është që me 28 mars në mbrëmje t’i kemi gjashtë pik”, tha Rashani për Telegrafin.

Elbasan Rashani, heroi i Clermont në duelin me Strasbourgun - statistikat flasin më së miri për të
Lexo po ashtu Elbasan Rashani, heroi i Clermont në duelin me Strasbourgun - statistikat flasin më së miri për të

Kosova ndodhet në Grupin I për kualifikimet e Kampionatit Evropian, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Rashani beson se Dardanët mund t’ia dalin dhe të bëjnë gjëra të mëdha për të kapur njërën nga dy pozitat që i dërgojnë në Kampionatin Evropian.

“Është një grup i balancuar ku Zvicra është favoriti kryesor për ta fituar, derisa përfaqësueset tjera do të luftojnë për pozitën e dytë”.

“Besoj se mund t’ia dalim dhe të bëjmë ëndrrën e madhe realitet për t’u kualifikuar në Euro 2024. Frikën nuk ia kemi asnjë kundërshtari dhe do të luftojmë shumë në çdo ndeshje që t’i gëzojmë popullin tonë që në asnjë moment nuk ka qëndruar larg nesh”, tha Rashani.

Rashani është një nga futbollistët e paktë që janë te Kosova nga viti 2015 dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën dardane.

Që nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, Rashani ka zhvilluar 22 ndeshje me Dardanët ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Kujtojmë që një kohë reprezentuesi kosovar kishte probleme me lëndime dhe ka humbir mbi 30 ndeshje vetëm shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori