Raportohet se Tuchel lë jashtë 6 emra të mëdhenj nga lista e Anglisë për Kupën e Botës 2026

Me afrimin e Kupës së Botës 2026, kombëtaret kanë nisur të finalizojnë listat me nga 26 lojtarë.
Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pritet ta shpallë së shpejti skuadrën për turneun në Amerikën e Veriut, por raportimet në Angli thonë se disa emra të njohur do të mbeten jashtë.
Sipas GiveMeSport, medieve britanike dhe burimeve të cituara në raportim, gjashtë lojtarë janë të përfolur si të përjashtuar nga lista përfundimtare:
Harry Maguire (Manchester United) – ka reaguar publikisht duke thënë se është “i shokuar dhe i zhgënjyer” nga vendimi, duke theksuar se mendonte se mund të kishte rol të rëndësishëm në verë.

Luke Shaw (Manchester United) – sipas BBC Sport, mbetet jashtë pavarësisht rikthimit në formë dhe minutazhit të madh këtë sezon.

Phil Foden (Manchester City) – “The Times” raporton se një sezon i vështirë dhe rënia e minutave në pjesën e dytë të edicionit kanë ndikuar në vendim.

Fikayo Tomori (AC Milan) – BBC Sport thotë se qendërmbrojtësi nuk ka arritur ta sigurojë një vend të qëndrueshëm në ekip.

Cole Palmer (Chelsea) – gjithashtu sipas BBC Sport, forma dhe problemet me fizikun gjatë sezonit e kanë penalizuar; ai ka 14 paraqitje me Anglinë.

Levi Colwill (Chelsea) – “The Athletic” raporton se rikthimi pas lëndimit të rëndë (ACL) ka ardhur shumë vonë për të hyrë në listë.

Tuchel synon ta ndërtojë një skuadër konkurruese për ta thyer pritjen e gjatë të Anglisë për një trofe madhor, por përzgjedhja e 26 lojtarëve nga një listë më e gjerë do të sjellë domosdoshmërisht vendime të vështira. /Telegrafi/












































