Dukagjini fiton Kupën e Kosovës: Hekuran Berisha me super gol nga 50 metra, tensione në fund - gjithçka çfarë ndodhi në finale

- 21/05/2026 23:27- Momente nga ndarja e trofeut për Dukagjinin
- 21/05/2026 23:25- "Finalet nuk kanë favorit, fati është me ata që angazhohen" -Thaqi i lumtur pas triumfit në Kupën e Kosovës
- 21/05/2026 22:42- "Ne medalje nuk marrim” - Ferizaj me akuza të forta pas ndeshjes
- 21/05/2026 22:37- Arsim Abazi shpërthen në akuza pas humbjes: Penallti e pastër, nuk merrna më me futboll
- 21/05/2026 22:20- Mbyllet ndeshja
- 21/05/2026 22:05- Ferizaj kthehet në fushë
- 21/05/2026 21:55- Ferizaj lëshon fushën
- 21/05/2026 21:40- GOOOOOOOOOOOOOOL
- 21/05/2026 21:35- Dukagjini mbetet me dhjetë lojtarë
- 21/05/2026 21:30- Tensione në mesfushë
- 21/05/2026 21:27- Penallti për Ferizajn, por Nuza kthen vendimin
- 21/05/2026 21:25- Haxhimusa sërish afër golit
- 21/05/2026 21:20-
- 21/05/2026 21:08- Franco Foda, prezent në ndeshje
- 21/05/2026 21:10- Nis pjesa e dytë
- 21/05/2026 21:10- Dukagjini e nis me zëvendësim
- 21/05/2026 20:57- Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu në ndeshjen finale
- 21/05/2026 20:50- Ferizaj afër golit
- 21/05/2026 20:46- Tetë minuta lojë shtesë
- 21/05/2026 20:38- Nuk ka penallti
- 21/05/2026 20:36- VAR, mundësi penalltie për Ferizaj
- 21/05/2026 20:30- Berisha godet shtyllën, Ferizaj me fat
- 21/05/2026 20:23-GOOOOOOOOOOOOL
- 21/05/2026 20:16- GOOOOOOOOOOOOL
- 21/05/2026 20:00- Nis ndeshja
- 21/05/2026 19:10- Formacionet e zyrtare, Ferizaj – Dukagjini
- 21/05/2026 18:28- Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës
- 21/05/2026 18:16- Fituesi i Kupës së Kosovës në garat evropiane
- 21/05/2026 18:12- Dukagjini ka luajtur tri herë në finale, ndërsa Ferizaj ka luajtur dy herë
- 21/05/2026 17:26- Formacionet e mundshme, Dukagjini - Ferizaj
- 21/05/2026 17:58- Çfarë deklaroi trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi para finales
- 21/05/2026 17:56- Çfarë deklaroi trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi para finales
- 21/05/2026 17:24- Kur dhe ku zhvillohet ndeshja?
- 21/05/2026 17:30- Rruga e FC Dukagjinit drejt finales
- 21/05/2026 17:25- Rruga e FC Ferizajt drejt finales
Dukagjini është fitues i Kupës së Kosovës, pasi në finalen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e mposhti Ferizajn me rezultat 2-1, në një ndeshje me ritëm, VAR, karton të kuq dhe një gol spektakolar që e vendosi trofeun. Hera e parë që Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës.
21/05/2026 23:27- Momente nga ndarja e trofeut për Dukagjinin

Në “Fadil Vokrri”, pas një finaleje të tensionuar dhe me shumë emocione, Dukagjini e përjetoi momentin e madh të dorëzimit të trofeut të Kupës së Kosovës.
Lojtarët u mblodhën pranë tribunës kryesore, duke festuar një sukses që e kurorëzoi një rrugëtim të madh në këtë edicion.









21/05/2026 23:25- "Finalet nuk kanë favorit, fati është me ata që angazhohen" -Thaqi i lumtur pas triumfit në Kupën e Kosovës

Trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi, e ka cilësuar triumfin në Kupën e Kosovës si rezultat të karakterit dhe angazhimit të skuadrës, duke theksuar se finalet nuk kanë favorit dhe se ekipi i tij e dëshmoi këtë edhe një herë.
Pasi e fitoi sezonin e shkuar me Prishtinën, Arsim Thaqi e bëri sërish, kësaj radhe me Dukagjinin.“Situatat kanë qenë të ngjashme si me Prishtinën vitin e shkuar, ashtu edhe me Dukagjinin.
Këtë vit e njëjta gjë si me Prishtinën: në gjysmëfinale e kemi mposhtur Ballkanin. Finalet nuk kanë favorit dhe kjo u dëshmua sot”, deklaroi Thaqi pas ndeshjes.
21/05/2026 22:42- "Ne medalje nuk marrim” - Ferizaj me akuza të forta pas ndeshjes

FC Ferizaj ka reaguar ashpër pas finales së Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit, duke e drejtuar kritikën kryesisht te gjyqtari Genc Nuza.
Klubi ferizajas publikoi një postim në rrjetet sociale zyrtare, ku shkroi: “Genc Nuza, urime Kupa e Kosovës. Turpi ndryshe nuk është! Ne medalje nuk marrim”.
21/05/2026 22:37- Arsim Abazi shpërthen në akuza pas humbjes: Penallti e pastër, nuk merrna më me futboll

Trajneri Arsim Abazi ka shpërthyer në akuza ndaj gjykimit pas humbjes nga Dukagjini.
Pas ndeshjes, për “Klan Kosova”, Abazi shpërtheu në kritika ndaj gjyqtarit për dy rastet e diskutueshme, ku Ferizaj kërkoi 11-metërsha.
“Ja uroj Dukagjinit në fitoren. Më vjen shumë, por ne e merituam. Te penalltia e parë, e shikon VAR-in dhe na thotë se për mua nuk është penallti. Në rregull, por te rasti i dytë ishte penall i pastër. Shihet ashiqare që është penallti, ai e heqë topin me dorë prej lojtarit tanë, që nuk është penallti unë nuk e di çfarë është”.
21/05/2026 22:20- Mbyllet ndeshja
90+18' Gjyqtari Genc Nuza mbyll ndeshjen, Dukagjini feston.
21/05/2026 22:05- Ferizaj kthehet në fushë
90+12' Pas rreth 10 minutash ndërprerje, ekipi i Ferizajt u rikthye në fushë dhe ndeshja vazhdoi.
21/05/2026 21:55- Ferizaj lëshon fushën
telegrafi.com90+1' Ferizaj e braktisi fushën disa minuta para fundit, i irrituar nga 4 minutat shtesë, një rast i diskutueshëm në zonë dhe përjashtimi me të kuq i kapitenit Haxhimusa, ndërsa rezultati ishte 2-1 për Dukagjinin.

21/05/2026 21:40- GOOOOOOOOOOOOOOL
75' GOOOOOOOOOOOOOOOL! Hekuran Berisha nga gjysma e fushës shënon, duke e paraboluar portierin McKennzie.
21/05/2026 21:35- Dukagjini mbetet me dhjetë lojtarë

70' Erlis Xhemajli merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha.
21/05/2026 21:30- Tensione në mesfushë
65' Arlind Shabani dhe Erlis Xhemajli marrin karton të verdhë.
21/05/2026 21:27- Penallti për Ferizajn, por Nuza kthen vendimin
63' Gjyqtari Nuza akordon penallti për Dukagjinin, por pas shikimit në VAR, fauli ishte jashtë zonës.
21/05/2026 21:25- Haxhimusa sërish afër golit
61' Haxhimusa gjuan me kokë, topi shkon në duart e portierit Lekaj.
21/05/2026 21:20-
55' Ferizaj me zëvendësim. Futet Erion Sadriu, del Ardit Iljazi.
21/05/2026 21:08- Franco Foda, prezent në ndeshje

Përzgjedhësi Franco Foda, është prezent në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.
21/05/2026 21:10- Nis pjesa e dytë
21/05/2026 21:10- Dukagjini e nis me zëvendësim
46' Zëvendësim te Dukagjini. Del Dardan Morina, futet Iljasa Zulfiu.
21/05/2026 20:57- Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu në ndeshjen finale

Agim Ademi, president i FFK-së, mes dy presidentëve të Ferizajt dhe Dukagjinit, Lulzim Abazi dhe Fabian Veseli, ndërsa në ndeshje është edhe presidentja në detyrë Albulena Haxhiu.
21/05/2026 20:50- Ferizaj afër golit
45+5' Haxhimusa gjuan me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën.
21/05/2026 20:46- Tetë minuta lojë shtesë

45' Gjyqtari i katërt tregon në tabelën 8 minuta lojë shtesë.
21/05/2026 20:38- Nuk ka penallti

41' Gjyqtari Nuza vendos që nuk ka penallti.
21/05/2026 20:36- VAR, mundësi penalltie për Ferizaj
37' Haxhimusa ndalet në zonë nga portieri Lekaj. Gjyqtari Genc Nuza po e shikon rastin në VAR.
21/05/2026 20:30- Berisha godet shtyllën, Ferizaj me fat
30' Pas një vrapimi të gjatë, Hekuran Berisha e qëlloi shtyllën pingule. Ai u fut deri në zonë dhe gjuajti me të majtën, por ishte i pafat në fund.
21/05/2026 20:23-GOOOOOOOOOOOOL
21/05/2026 20:16- GOOOOOOOOOOOOL23' GOOOOOOOOOOOOL! Kushtrim Shabani arrin të shënojë dhe të barazojë shifrat.
21/05/2026 20:16- GOOOOOOOOOOOOL

17' GOOOOOOOOOOOOOOL! Altin Mërlaku shënon super gol, Dukagjini në epërsi.
21/05/2026 20:00- Nis ndeshja
1' Dy ekipet janë në fushë dhe fillon përballja.
21/05/2026 19:10- Formacionet e zyrtare, Ferizaj – Dukagjini
Dukagjini: Lekaj, Basri, Pllana, Xhemjali, Morina, Mërlaku, Berisha, Bardhoku, Isufi, Hugo
Ferizaj: Mckenzie, Neziri, Iljazi, Gligorov, Sadiki, A. Shabani, K. Shabani, Richards, Haxhimusa, Berisha, Oguns
21/05/2026 18:28- Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës
Kanë përfunduar përgatitjet e fundit të fushës dhe stadiumit, ndërsa çdo detaj është bërë gati për spektaklin final të mbrëmjes.
21/05/2026 18:16- Fituesi i Kupës së Kosovës në garat evropiane

Kupa e Kosovës është rruga më e shkurtër për dalje në Evropë. Fituesi kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
21/05/2026 18:12- Dukagjini ka luajtur tri herë në finale, ndërsa Ferizaj ka luajtur dy herë

Dukagjini – Ferizaj do të jetë finalja e madhe e Kupës së Kosovës për sezonin 2025/26. Të dy skuadrat kanë përvojë në finale. Dukagjini ka luajtur tri herë në finale, ndërsa Ferizaj ka luajtur dy herë, por asnjëra nuk e ka fituar deri tani trofeun.
𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞
Sezoni 1994/95, Prishtina-Dukagjini 1-0
Sezoni 1995/96, Flamurtari – Dukagjini 2-1
Sezoni 2020/21, Llapi – Dukagjini 1-1 (4-3 penallti)
𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞
Sezoni 2011/12, Trepça ’89- Ferizaj 3-0
Sezoni 2012/13, Prishtina - Ferizaj 1-1 (4-3 penallti)
21/05/2026 17:26- Formacionet e mundshme, Dukagjini - Ferizaj

Dukagjini: Lekaj, Pllana, Basri, Iseni, Bardhoku, Xhemjali, Hugo, Gashi, Isufi, Merlaku, Berisha
Ferizaj: Mckenzie, Neziri, Iljazi, Avduli, Peposhi, El Hadji, A. Shabani, K. Shabani, Richards, Haxhimusa
21/05/2026 17:58- Çfarë deklaroi trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi para finales

“Në ndeshjen kundër Ballkanit dëshmuam se Dukagjini ka karakter, cilësi dhe është i përgatitur për ndeshje të tilla. Pres nga lojtarët qasjen e njëjtë. Fitorja për ne do të ishte historike, do të ishte Kupa e parë për Dukagjinin. Derisa kemi ardhur këtu, synimi është ta mbyllim me sukses edhe finalen”.
“Do të ishte motiv shtesë për të vazhduar rritjen në të ardhmen. Dalja në Evropë ka benefite dhe do të rriste edhe më shumë entuziazmin për të ardhmen. Por për të arritur Evropën, duhet ta fitojmë Kupën”, ka thënë Thaqi.
21/05/2026 17:56- Çfarë deklaroi trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi para finales

“Uroj të jetë e treta e vërteta. Përgatitjet për finalen e Kupës i kemi nisur më herët, edhe kur kishim ndeshje vendimtare në kampionat. Nuk dua të flas për kampionatin, por në finale do të hyjmë për ta fituar. Jemi të kompletuar për këtë ndeshje, nuk kemi lëndime apo mungesa të natyrave të ndryshme".
"Ekipi është mirë si në aspektin mental ashtu edhe atë fizik. Lojtarët janë shumë të motivuar, atmosfera është e mirë dhe do të ishte mirë për qytetin e Ferizajt, tifozët tanë, që ta mbyllin me sukses finalen e Kupës”, ka thënë Abazi.
21/05/2026 17:24- Kur dhe ku zhvillohet ndeshja?

Ferizaj dhe Dukagjini ballafaqohen në finalen e Kupës së Kosovës nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
21/05/2026 17:30- Rruga e FC Dukagjinit drejt finales

Dukagjini ka kaluar katër xhiro për të kaluar në finalen e madhe.
1/16: Dukagjini – Ramiz Sadiku 3-1
1/8: Dukagjini – Prishtina e Re 1-0
Çekerfinale: Dukagjini – Feronikeli 3-0
Gjysmëfinale: Ballkani – Dukagjini 0-3 / 2-3
21/05/2026 17:25- Rruga e FC Ferizajt drejt finales

Ferizaj ka kaluar katër xhiro për të kaluar në finalen e madhe.
1/16: Ferizaj – Tefik Çanga 2-0
1/8: Drenica – Ferizaj 0-1
Çekerfinale: Ferizaj – Vushtrria 2-0
Gjysmëfinale: Llapi – Ferizaj 1-2 / 0-0

























