LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtakut i pamundësohet të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Sami Lushtakut i pamundësohet të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, i është pamundësuar që të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kjo pasi bëhet e ditur se emri i Sami Lushtaku gjendet në listën të cilën Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka kthyer KQZ-së, si person që ka probleme me ligjin.


KQZ në një konferencë për media ka folur lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret për certifikim.

Tutje Elezi ka thënë se këta kandidatë që kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale.

PDK, pritet që të zëvendësojë Lushtakun me deputetin Fadil Nura, i cili më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Skenderajt.

Telegrafi ka tentuar të flas me Lushtakun dhe Nurën, por asnjëri nuk e ka hapur telefonin.

Ndryshe, Gjykata Supreme e Kosovës i ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale, shkak veprat penale
Lexo po ashtu KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale, shkak veprat penale

Lushtaku ishte gjetur fajtor për arratisjen e 21 gushtit dhe 22 shtatorit të vitit 2015 nga Burgu i Dubravës, gjatë kohës kur po mbante dënimin prej 12 viteve për krime lufte në rastin “Drenica”.

Ai me vendimin e Gjykatës së Prishtinës në prillin e vitit 2020 ishte dënuar me 12 mijë euro gjobë.

Sami Lushtaku është dënuar dy herë brenda tre viteve të fundit për dy vepra penale.

Dënimi i parë i marrë ndaj tij është bërë në prillin e vitit të kaluar ku u dënua me 12 mijë euro gjobë për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”, ndërsa i fundit në tetor të vitit të kaluar për kanosjen ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Të dy këto vendime janë bërë të plotfuqishme pasi janë vërtetuar nga instancat më të larta.

Për të parin ka vendosur edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e cila dënimin prej 12 mijë euro e konsideroj si të drejtë, përderisa dënimi i dytë prej 2 mijë euro gjobë për kanosjen e avokatit u vërtetua nga Gjykata e Apelit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori