LAJMI I FUNDIT:

KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale, shkak veprat penale

KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale, shkak veprat penale

KQZ ka mbajtur konferencë për media lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret për certifikim.


“Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5,200 kandidatësh që kanë kërkuar certifikim nga KQZ, por që kanë së paku një dënim përfundimtar në tri vitet e fundit”, ka deklaruar Valmir Elezi, përcjell Telegrafi.

Tutje Elezi ka thënë se këta kandidatë që kanë dënime për vepra penale në tri vitet e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale.

Ai ka thënë se për momentin nuk mund të bëjnë publikimin e emrave të kandidatëve që janë refuzuar të certifikohen pasi sipas tij këtë nuk ua lejon ligji.

Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë se partive politike do t’iu jepet mundësia për t’i zëvendësuar këta kandidatë.

Elezi ka thënë se deri me 8 shtator do të vazhdojnë procedurat e ankesave kur edhe do të hidhët shorti për zgjedhjet lokale.

“Në rast të mos certifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e pakënaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme. Të gjitha këto çështje, planifikohet të përfundojnë deri më 6 shtator. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Afati i fundit për tërheqjen e shortit është data 8 shtator”.

Deri në orën 16:00 të ditës së sotme ka qenë afati për pranim të përgjigjeve nga institucionet e ndryshme, në mesin e të cilave edhe nga KGJK-ja, nga ku është kërkuar të dihet se kush janë kandidatët që kanë dënime të formës së prerë nga gjykata për vepra penale në tri vjetët e fundit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori