LAJMI I FUNDIT:

Raportet me Laportan, kundërshtimi i De Jong, mosha e Lewandowskit – Koeman i thotë të gjitha dhe se ku po shkon Barcelona

Raportet me Laportan, kundërshtimi i De Jong, mosha e Lewandowskit – Koeman i thotë të gjitha dhe se ku po shkon Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pranon se është ndjerë i ‘çliruar’ pasi u shkarkua sezonin e kaluar.

Trajneri u shfaq në TV3 dhe foli për largimin e tij nga katalunasit dhe marrëdhënien e tij me Joan Laportan.


“Dhoma e zhveshjes nuk ishte kurrë kundër meje”, deklaroi ai. “Për mua problemi filloi kur presidenti ndryshoi”.

Ronald Koeman flet për poshtërimin që i bëri Barcelona, derisa ishte në avion me lojtarët
Lexo po ashtu Ronald Koeman flet për poshtërimin që i bëri Barcelona, derisa ishte në avion me lojtarët

“Si president gjithmonë mund të keni dyshime për trajnerin, por jo publikisht. Ishte një gabim i madh nga Laporta”.

Ai tha gjithashtu se ndihej i lirë pas largimit.

“Ka qenë pak çlirim të jesh i lirë nga të qenit trajner i Barçës”, shtoi më tej Koeman.

Barcelona e furishme kërcënon me veprime ligjore Romën
Lexo po ashtu Barcelona e furishme kërcënon me veprime ligjore Romën

Ish- trajneri i Barcelonëskëmbënguli më tej se Frenkie de Jong nuk dëshiron të shitet.

“E vetmja gjë që di është se Frenkie dëshiron të qëndrojë në Barça. Para disa ditësh më tha se donte të qëndronte. Ajo që nuk e di është nëse Barça dëshiron ta shesë atë apo ka nevojë për para, sepse ai është një nga lojtarët e paktë për të cilin mund të marrin një shumë të mirë. Për mua, De Jong është një lojtar i madh për Barçën”.

Ish-agjenti i Lewandowskit zbulon detaje interesante nga marrëveshja Byern-Barcelona dhe ku do ta përfundojë karrierën polaku
Lexo po ashtu Ish-agjenti i Lewandowskit zbulon detaje interesante nga marrëveshja Byern-Barcelona dhe ku do ta përfundojë karrierën polaku

Koeman komentoi gjithashtu ndjekjen e Barçës për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

“Lewandowski është një lojtar i madh, një golashënues, në Bayern ai shënoi 25-30 gola në vitet e fundit, por ai ka një moshë të caktuar, a është ai 35? Kam dyshimet e mia për të paguar 50 apo 60 milionë për një lojtar, si dhe për rrogën që nuk do të jetë e vogël. Ai mund të ketë dy vjet të mbetur në të. Ka shumë dyshime nëse duhet ta nënshkruajmë apo jo”, përfundoi Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori