eksperti-banner

Sulmuesi i Brazilit, Raphinha, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij për t’u rikuperuar dhe për të luajtur sërish në Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht lëndimit të pësuar në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj Haitit, anësori nuk është larguar nga grumbullimi i përfaqësueses, duke qëndruar pranë shokëve të skuadrës.


Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi përkushtimin dhe dëshirën për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

“Gjithmonë kërkoj shumë nga vetja dhe punoj çdo ditë për t’u përmirësuar. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer sa më shpejt".

"Dua të jem përkrah shokëve të mi, të luftoj për objektivat tona dhe të jap gjithçka për fanellën e Brazilit. Do të qëndroj i fortë”, ka shkruar Raphinha.

Kthimi i tij në fushë mbetet ende i pasigurt, por objektivi i brazilianit është i qartë: të jetë gati për fazën nokaut të turneut. /Telegrafi/

telegrafi sport app