LAJMI I FUNDIT:

Raphael Varane pensionohet nga Përfaqësuesja e Francës në moshën 29-vjeçare

Raphael Varane pensionohet nga Përfaqësuesja e Francës në moshën 29-vjeçare

Raphael Varane i ka dhënë fund aventurës së tij te Përfaqësuesja e Francës.

Mbrojtësi qendror ka befasuar të gjithë me vendimin e tij, pasi në moshën 29-vjeçare është pensionuar nga ‘Gjelat’.


Anëtari i Manchester United e ka marrë këtë vendim i cili është bërë zyrtar edhe nga Federata e Futbollit të Francës.

“Pas 10 viteve dhe 93 paraqitjeve me Francën, Raphael Varane ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Faleminderit për gjithçka Varane”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës.

Ndeshjen e parë për përfaqësuesen franceze Varane e zhvilloi më 22 mars të vitit 2013 në fitoren 3-1 ndaj Gjeorgjisë.

29-vjeçari ka zhvilluar 93 paraqitje me ‘Gjelat’ ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër, derisa gjatë 93 ndeshjeve me francezët ka marrë vetëm tre kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq.

Varane me Francën ka arritur ta fitoj Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori