LAJMI I FUNDIT:

Ramsey e ‘çmend’ Juventusin, refuzon pesë klube të Ligës Premier

Ramsey e ‘çmend’ Juventusin, refuzon pesë klube të Ligës Premier

Aaron Ramsey siç po duket nuk do të largohet nga Juventusi edhe pse trajneri Max Allegri nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Mesfushori uellsian ka refuzuar të gjitha destinacionet e mundshme javët e fundit, pavarësisht se klubi i Juventusit e ka lejuar në fakt të lirohet.


Klubet angleze si Burnley, Crystal Palace, Aston Villa, Newcastle dhe Wolverhampton kanë bërë ofertë për lojtarin.

Paga e lartë e lojtarit prej 7 milionë euro rëndon arkat e klubit, ndërsa “Zonja e Vjetër” me largimin e tij ka gati transferimin e radhës, duke ofruar Nahitan Nández nga Cagliari.

Ramseyt iu është bërë me dije se nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/