Sergio Ramos ka thënë se zënka për ekzekutimin e penaltive ndërmjet sulmueseve të Paris Saint-Germainit, Neymar dhe Edinson Cavani, nuk mund të ndodhë te Real Madridi.

Dyshja e PSG-së patën një mosmarrëveshje në fushë në ndeshjen kundër Lyonit se cili do ta ekzekutonte njëmbëdhjetëmetërshin.


real (Daily Mirror)

Uruguaiani nuk e lejoi brazilianin të shutonte dhe më pas e humbi penalltinë. Që atëherë, dy futbollistët kanë treguar se i kanë sqaruar gjërat duke i festuar golat bashkë.

https://twitter.com/MHChehade/status/909521926288236544

Ndërsa mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë te skuadra ku ai luan.

“Penalltitë i ekzekuton Cristiano, ndërsa nëse nuk është ai, i ekzekutoj unë. Para secilës ndeshje planifikohet edhe një lojtar i tretë”.

ronaldo 9 (Marca)

“Kjo është mënyra më e mirë për t’i shmangur problemet, për të pasur gjithçka të rregulluar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje detajeve të vogla”, ka thënë Ramos.

cavani (YouTube)

Neymari u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur u transferua te Paris Saint-Germaini në fillim të këtij sezoni.

Ai e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Francë duke u bërë menjëherë ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app