LAJMI I FUNDIT:

Cavani nuk është Messi, nuk e lejon Neymarin të gjuajë penalltinë ndaj Lyonit (Video)

Cavani nuk është Messi, nuk e lejon Neymarin të gjuajë penalltinë ndaj Lyonit (Video)

Neymari mund të ketë gjitha te Paris Saint Germaini, por jo dashurinë nga bashkëlojtarët e tij të sulmit ashtu siç e kishte te Barcelona.

Në ndeshjen ndaj Lyonit, Edison Cavani nuk pranoi që braziliani të gjuajë penalltinë.

Edhe atë përkundër faktit që ish-ylli i Barcelonës iu afrua dhe ia kërkoi.

Sulmuesi uruguaian në fund humbi penalltinë pasi ajo u mbrojt nga portieri kundërshtarë dhe nga e gjitha kjo Neymar nuk dukej aspak e lumtur.

Gjithsesi kjo nuk ishte skena e vetme në fitoren ndaj Lyonit me rezultat 2-0.

Në një tjetër moment Cavani dëshironte të ekzekutonte edhe gjuajtjen e lirë, por Dani Alves u afrua ia mori topin dhe ia dorëzoi Neymarit.

Dani Alves nuk e lejon Cavanin të ekzekutojë gjuajtjen e lirë, i jep topin Neymarit (Video)
Lexo po ashtu Dani Alves nuk e lejon Cavanin të ekzekutojë gjuajtjen e lirë, i jep topin Neymarit (Video)

Protagonistët ende nuk kanë folur për këto incidente të vogla dhe as klubi parisien, se a do ta bëjnë kjo mbetet të shihet.

Nga e gjitha kjo Neymar vetëm mund t’i kujtojë me mall kohët kur Lionel Messi e lejonte atë të gjuajë penalltitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori