LAJMI I FUNDIT:

Ramos thyen heshtjen: Flet për raportet me Perezin, zënkën me Marcelon dhe kartonin ndaj Ajaxit

Ramos thyen heshtjen: Flet për raportet me Perezin, zënkën me Marcelon dhe kartonin ndaj Ajaxit
Sergio Ramos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve nga Ajaxi, Sergio Ramos ka qenë në qendër të kritikave nga mediat.

Së pari se incizoi dokumentar personal teksa Los Blancos ishin duke u eliminuar, pastaj se kishte një debat të ashpër me presidentin e klubit, një zënkë me Marcelonë në stërvitje, e mos të harrojmë që u kritikua se mori qëllimisht kartonin e verdhë në ndeshjen e parë ndaj Ajaxit, gjë që e dërgoi në suspendim.

“Si futbollist, ne duam të flasim në fushë, por në këtë sezon gjërat kanë shkuar ndryshe. Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofë dhe unë nuk po fshehëm, ne nuk po fshihemi. Ne lojtarët jemi përgjegjës dhe unë si kapiten më shumë se secili”.

Sergio Ramos dhe Florentino Perez gjatë rinovimit të kontratës së mbrojtësit spanjoll (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Për këtë edhe mendova që mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve që po sillen është duke iu folur direkt”.

Ramos nuk ka hezituar të flas edhe për raportimet se ai ka pasur një debat të nxehtë me presidentin Florentino Perez: “Çështjet në zhveshtore diskutohen dhe zgjidhen në zhveshtore. Nuk ka ndonjë problem, të gjithë kanë interesin e njëjtë: Real Madridin”.

Marcelo dhe Sergio Ramos gjatë stërvitjes së Realit në Johan Cruyff Arena (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ndërsa për fjalët se ka pasur një zënkë me Marcelon në stërvitje ka thënë: “Ne kemi konfrontime në çdo seancë stërvitore. Është pjesë e punës, është vetëm një nga historitë e shumta ditë pas dite. Marcelo është si vëlla për mua”.

“Kartoni i verdhë në Amsterdam një gabim? Absolutisht ishte një gabim dhe marr fajin 200 për qind”.

Pse e keni incizuar dokumentarin? Ka disa angazhime të caktuara, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se loja mund të ecte ashtu”.

“A iu keni drejtuar bashkëlojtarëve me kritika? Ne flasim dhe e motivojmë njëri-tjetrin në zhveshtore, gjithmonë në një mënyrë dobiprurëse”.

Sergio Ramos para ndeshjes ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Pse udhëtuat për në Valladolid? Doja të isha afër dhe të përkrahja bashkëlojtarët”.

“Çfarë po ndodh me trajnerin? Është një vendim që nuk na takon ta marrim dhe ne nuk ndikojmë kurrë. Ne kemi respekt të madh për pozitën dhe respektojmë trajnerin e Real Madridit”.

“Së bashku duhet të punojmë për të ardhmen dhe të rikthejmë shpresën tonë”, ka shkruar Ramos. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bu3dCNDFIUf/

Në trend Sport

Më shumë
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Ndërkombëtare
Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Liverpooli 'përgatit një sulm befasues' ndaj rivalëve të Ligës Premier për 'zëvendësimin' e Salah

Premier League
Kalo në kategori