LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Start shumë i keq, jemi të njëjtit që e fituam titullin

Ramos: Start shumë i keq, jemi të njëjtit që e fituam titullin

Sergio Ramos ka thënë se ky është një start shumë i keq për Real Madridin pas humbjes nga Real Betis 1-0. 

Edhe pse Cristiano Ronaldo është kthyer nga suspendimi, skuadra nuk arriti të shënojë gol, gjë që nuk i kishte ndodhur Real Madridit në 74 ndeshjet e fundit.


Tani janë shtatë pikë pas Barcelonës dhe gara për titull mund të përfundojë ende pa filluar mirë.

“Është një start shumë i keq. Është shqetësuese dhe alarmuese, pasi nuk po arrijmë rezultatet ndaj skuadrave që i kemi mposhtur gjithnjë në Bernabeu”.

“Por ne duhet të shikojmë përpara, të jemi vetëkritik dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

“Jemi të njëjtit lojtarë që e kemi fituar titullin disa muaj më parë”.

“Nuk e di pse u bë e vështirë për ne që të shënojmë në Bernabeu. Minutat shkonin dhe gola nuk vinte dhe kjo është e vështirë. Krijuam shanse, po nuk  shënuam”.

Real Madrid ndeshjen e radhës e zhvilloj ndaj Alaves të shtunën, para se të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori