Sergio Ramos shënoi golin e fitores të Real Madridit ndaj Deportivo de La Corunas.

Por, spanjolli me të përfunduar ndeshjen ka parë lajmet për sulmet në Stamboll, më saktësisht jashtë stadiumit të Besiktasit dhe ka thënë se është shumë i prekur.

Quaresma i trishtuar me sulmin jashtë stadiumit të Besiktasit (Foto) Quaresma i trishtuar me sulmin jashtë stadiumit të Besiktasit (Foto)

“Shumë i prekur nga lajmet e tanishme të Stambollit. Mendimet dhe dashura ime shkon me familjet e viktimave. Mendime e mia janë me Stambollin”, ka shkruar Ramos.

Momenti i shpërthimit në Stamboll ndodhi teksa gazetarët e Besiktasit ishin në transmetim të drejtpërdrejtë (Video) Momenti i shpërthimit në Stamboll ndodhi teksa gazetarët e Besiktasit ishin në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Shpërthimi jashtë Vodafon Arenas ndodhi rreth një orë pas fitores së Besiktasit ndaj Bursasport me rezultat 2-1. /Telegrafi/

capture-20161211-013036