LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj sjell “Për ty atdhe” më 28 nëntor

Ramë Lahaj sjell “Për ty atdhe” më 28 nëntor

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, i ka befasuar fansat e tij shqiptar me një dhuratë të veçantë për 28 nëntor.

Pikërisht në festën e flamurit, ai ka vendosur që të risjell në një version ndryshe këngën e famshme shqiptare, “Për ty atdhe”.


Me muzikë dhe tekst nga Pjetër Gaci e orkestrim të Maestro Shpëtim Saraçit, Ramë Lahaj e risolli këtë këngë bashkë me një klip, që pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare.

Klipi është xhiruar në Shqipëri nga produksioni kosovar, Entermedia.

Tenori me prejardhje nga Istogu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, u bëri të ditur fansave se kjo këngë ishte dhuratë për ta në këtë ditë feste kombëtare.

“Të dashur shqiptarë të mi, kudo që ndodheni,
Fillimisht uroj të jeni shëndosh e mirë, ju e ma të dashtunit tuej.

T’u e pasë parasysh situatën me COVID-19, dhe atë ekonomike të ndikuar nga ajo por edhe politike, çështjen e Hagës po ashtu, e shumë të tjera, këtë kohë derisa qëndrova për ta realizuar projektin mes Shqipërisë e Kosovës, arrita ta shoh një tjetër realitet që më goditi shumë, atë të IMIGRIMIT, ose dëshira e madhe për të imigruar, i madh e i vogël!

Me krizë e situata të vështira, ne shqiptarët jemi rritur brez pas brezi ose më mirë thënë, hallet tona nuk u ndalen asnjëherë.

E ndjeva për detyrë, si Ambasador i Kulturës, në botë, që ta sjell ripërpunimin e kryeveprës “Për ty Atdhe” të mjeshtrit të madh, Pjetër Gaci të shoqëruar me një video qe tregon shqiptarin e mirë. Atë që pas çdo suksesi rrugën e parë që merr është ajo për në Atdhe.
Desha ta kthej vëmendjen tonë faktin që shpeshherë harrojmë se ky vend është më i bukuri e më i bekuari në botë, me bukuritë natyrore që ka, me kulturë e traditë unike.
Për hir të atyre që brez pas brezi sakrifikuan gjithçka për këtë tokë të shenjtë që ne e quajmë Atdhe.
Për rininë e mrekullueshme që kemi, të jemi më unik e më të përkushtuar se kurrë për Kombin e të ardhmen e tij.

Nga thellësia e zemrës urime festën më të madhe të shqiparëve 28 Nëntorin, ditën e madhe të çlirimit e të bukurit Flamur.

Miq gëzojuni, sepse të gjitha do të kalojnë, me shpresën se së shpejti do të ndrydhemi së përqafuari njëri tjetrin, madje më shumë së kurdo më parë.

Një falënderim të madh do të doja, nga zemra t’ua dedikoj atyre që e mbështeten këtë projekt sikurse Bashkia e Tiranës, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit te Kosovës, Kompania e sigurimeve Scardian si dhe Komunën e Prizrenit.

Mjeshtrit tim të preferuar, Shpëtim Saraçi për një super orkestrim, Korit të qytetit të Pejës, Siparantum me drejtues Memli Kelmendi, Korit të fëmijëve të Tiranës., Mrekullia, drejtuar nga Bujar Alliu, Besa Luzhës për menaxhim dhe koordinimin e projektit, partneres sime në projekt, Anilës, EnterMedias për realizimin teknik të videos.
E shumë të tjerëve që kanë kontribuar në çdo lloj forme. Ju dua shumë!
Me këtë rast gëzuar festat e fundvitit. Shëndet e të mira. Gëzofshi gjithë jetën”, ka shkruar Ramë Lahaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori