LAJMI I FUNDIT:

Ramadani para duelit me Moldavinë: Ftoj tifozët të na mbështesin, duam fitore

Ramadani para duelit me Moldavinë: Ftoj tifozët të na mbështesin, duam fitore

Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon stërvitjet për dy ndeshjet e radhës, teksa në konferencën e sotme për shtyp ka dalë mesfushori ferizajas Ylber Ramadani.

Në fjalën e tij, Ylber Ramadani tregoi edhe pikat e forta të Moldavisë, që janë studiuar shumë mirë nga kuqezinjtë, të cilët duket se dinë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.


Ndryshe nga Polonia, kjo ndeshje duhet të fitohet theksoi mesfushori kuqezi, ndërsa nuk mungoi as thirrja për tifozët shqiptarë, që të jenë sa më të shumtë në stadium dhe t’i përkrahin.

Ndeshja e parë kundër Moldavisë – Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.

Si do ta përballojmë Moldavinë? – Moldavia mbrohet shumë. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gol.

Në çfarë gjendje fizike je aktualisht? – Kam ruajtur fuqi, jemi profesionistë dhe jemi të përgatitur për çdo ndeshje. Akoma nuk ka mbaruar sezoni, kemi edhe këto dy ndeshje dhe pastaj do të marrim pushimet.

Sa e vështirë është Moldavia? – Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë.

Favoritë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe? – Në futboll nuk ka shumë favoritë. Në futboll duhet të hysh në ndeshje, të japësh maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen.

Ndryshe nga Polonia, çfarë do të bëjmë ndryshe ndaj Moldavisë? –  Në këtë ndeshje duhet të shënojmë gol dhe të marrim tre pikët.

Ju motivojnë deklaratat e trajnerit dhe lojtarët moldavë? – Normalisht, ne kemi ardhur këtu për të fituar ndeshjet.

Thirrja për tifozët – I ftojmë të gjithë tifozët anembanë Shqiptarisë të vijnë e të na përkrahin sepse me ndihmën e tyre e kemi më të lehtë të fitojmë ndeshjen. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori