LAJMI I FUNDIT:

Ramadani i lumtur me fitoren në udhëtim te Dukagjini

Ramadani i lumtur me fitoren në udhëtim te Dukagjini

Gjilani ia doli të fitonte 1-0 në udhëtim te Dukagjini në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se ky trepikësh ka vlerë të madhe për skuadrën e tij, pasi i motivon të vazhdojnë me paraqitje të tilla.


“I urojë futbollistët për fitore dhe angazhimin. Fushë e vështirë dhe kundërshtarë i fortë”, ka deklaruar fillimisht ai.

Gjilani vazhdon me fitore, nuk këndellet Dukagjini
Lexo po ashtu Gjilani vazhdon me fitore, nuk këndellet Dukagjini

“Pjesa e parë na takojë neve, me dy shtylla dhe një gol. Në pjesën e dytë menaxhuam ndeshjen dhe e ruajtëm epërsinë”.

“Arritëm objektivin dhe kjo është me rëndësi. Edhe sot patëm mbështetjen e Skifterave të cilët na mbështes dhe vetëm ata që janë në fushë e dinë se çfarë përkrahje e madhe ishte”, shtoi Ramadani. /Telegrafi/