LAJMI I FUNDIT:

Ramadani i kënaqur me lojën dhe fitoren e arritur

Ramadani i kënaqur me lojën dhe fitoren e arritur
Zekirja Ramadani - Foto Ridvan Slivova/Telegrafi

Prishtina e Zekirija Ramadanit nuk ka ‘frena’. Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat të thellë në udhëtim te Arbëria (4-0) dhe kanë vijuar ecurinë e rezultateve pozitive në pranverë për ta shtuar besimin se titulli kampion është një ‘mision’ i mundur.

Megjithatë, kryetrajneri i kësaj skuadre, Ramadani, theksoi se ka ende për t’u përmirësuar në këtë skuadër, pavarësisht faktit se mbetet i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje.


“Duhet të jemi të kënaqur edhe me lojën, por edhe me fitoren e arritur. Kemi shënuar tre gola të hershëm në pjesën e parë, ndërkohë më pas në pjesën e dytë e ulëm volumin e lojës dhe menaxhuam mirë ndeshjen. E rëndësishme ishte të mos pësojmë gol, pasi që çdo fitore pa pranuar gol është më tepër se fitore. Duhet përgëzuar futbollistët për angazhimin dhe fitoren, megjithëse asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur sepse ekziston gjithmonë mundësia për t’i bërë gjërat më mirë”, deklaroi fillimisht Ramadani për “Art Sport”.

Më pas ai foli edhe për ndryshimet e bëra te skuadra e tij dhe paraqitjen e mirë të Leonit Abazit dhe Leutrim Kryeziut.

“Ne kemi marrë mësim nga dy paraqitjet e kaluara ndaj Arbërisë, të cilat me të vërtetë ishin të vështira. Kemi ndryshuar disa gjëra dhe mund të them se jam i kënaqur me gjithë futbollistët, pa e veçuar ndonjërin sepse Prishtina nuk guxon të varet nga individët, pavarësisht paraqitjes së mirë të disa prej tyre. Leoniti (Abazi) ka patur disa ndeshje që i ka luajtur më mirë, por nuk ka realizuar. Gjithashtu edhe Leutrimi (Kryeziu), i cili është një vrapues i madh dhe na ndihmon shumë në realizimin e detyrave që kemi. Golat janë qershia mbi tortë, por duhet vazhduar të përmisohemi akoma”, përfundoi Ramadani.

Me këtë fitore, kryeqytetasit tashmë ngriten në kuotën e 38 pikëve, tri më pak se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Drita që kryeson kampionatin, por që kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiro.

Në kuadër të xhiros së 21-të, skuadra e Zekirija Ramadanit do të takohet me Dritën në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori