Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga rrënimi i një ndërtimi pa leje në zonën e Butovcit, në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të komunës kundër ndërtimeve ilegale.

Në postimin e tij, Rama ka rikujtuar qëndrimin e institucioneve komunale për trajtimin e këtyre rasteve, duke theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje.


“Rrënimi i ndërtimit pa leje në Butovc”, ka shkruar ai.

Ky aksion vjen në vazhdën e ndërhyrjeve të mëhershme të komunës, përfshirë edhe rrënimin e disa objekteve në lagjen Hajvalia, të cilat ishin evidentuar si ndërtime pa leje ndërtimi.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës ka ritheksuar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të vendosjes së rendit dhe respektimit të ligjit në fushën e ndërtimit. /Telegrafi/