LAJMI I FUNDIT:

Rama: Me Kurtin sa herë që takohemi qeshim jo pak, në nëntor të mbahet Kuvend i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në hapje të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, pati një falënderim të veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndonëse shpeshherë është folur për raportet jo shumë të mira mes të dy kryeministrave, Rama tha se është kënaqësi e veçantë sa herë që takohet me Kurtin.


“E falënderoj në veçanti Albinin, dhe është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson kur e them, por që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”, tha Rama.

Rama i propozoi Kurtit që në nëntor të kenë një Kuvend të Përbashkët për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kurti në hapje të mbledhjes së përbashkët: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar
Lexo po ashtu Kurti në hapje të mbledhjes së përbashkët: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar

Rama foli edhe për çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku tha se nuk mendon se është e nevojshme që në këtë sezon të ketë kolona të kontrollit të automjeteve.

“Besoj që kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri viteve të mëparshme, dhe radha të kontrolleve një për një të veturave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur se ka përfunduar faza e parë e grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar,

“Jam shumë i lumtur që së bashku me Albinin të dorëzojmë abetaret e unifikuara”, tha Rama, duke shtuar që kjo abetare do të shkoj tek të gjithë fëmijët shqiptarë dhe në diasporë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori