LAJMI I FUNDIT:

Rama në Këshillin e Evropës: Raporti i Dick Martyt ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë – rrëzoni akuzat kundër Kosovës

Rama në Këshillin e Evropës: Raporti i Dick Martyt ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë – rrëzoni akuzat kundër Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka folur për Gjykatën Speciale.

Rama ka thënë se pretendimet mbi të cilat po akuzohen ish-krerët e UÇK-së, janë lajmi më i tmerrshëm i rremë.


“Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye për këtë, jo pse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit te Evropës, por se pritem me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Shpresoj të kuptoni seriozitetin e të gjithë kësaj. Pretendimet të pavërtetuara të ish një prokuroreje e cila ishte në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, qoi në një mocion i paraqitur nga një parlamentar i partisë Rusia e Bashkuar që u shndërrua në një raport të Këshillit të Evropës i mbështetur në burime tejet rë dyshimta që më pas u shndërruan një rezolutë të kësaj asambleje që më pas quan në formimin e Dhomave të Specializuara”, tha Rama.

Ai më tej përmendi historikun e raportit për trafikime organesh dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në kohën e luftës.

“Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë, ndërhyrja e parë e plotë e NATO-s njohu luftën e UÇK-së që solli pavarësinë pak vite më pas. Lufta është punë e shëmtuar është në natyrën e saj që dikush të preseupozojë që të dyja palët kanë shkaktuar dëme. Por lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme ishte shfaqja e përgjakshme. Ishte një tubim i ndërgjegjes së perëndimit demokratik, ishte thirrje e dëshpëruar nga zemra e Evropës, dhe Bashkësia ndërkombëtare gjeti ndërgjegjen e Evropa gjeti busullën e saj morale dhe jo shumë pas kjo busullë humbi pikërisht në këtë ndërtesë”, theksoi kryeministri Rama.

Kryeministri i Shqipërisë shtoi se të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë e paqes, minuan vetë veprimet e tyre e parimet.

“Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për liri të Kosovës, por gjithashtu përmes veprimeve të tyre presopopzuan e hamendësuan sikur nuk kishin pasur asnjëherë asgjë të tillë. Pas ndërhyrjes së NATO-s, prokurorja Karla Del Ponte publikoi një libër kujtimesh  ku pretendonte se krimet e tmerrshme ishin kryer nga udhëheqësit e UÇK-së përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa e në Australi”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë.

“Këto akuza tërhoqën edhe vëmendjen e Vladimir Putinit pikërisht në këtë Këshill. Kosaqevi vet një parlamentar që përfaqësonte partinë e Putinit u përball më vonë me sanksione nga SHBA dhe BE-ja, ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes këshillit të Evropës. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm i nderuar që bekoi një ekip për të përgatitur një raport. Diplomatët serb më vonë u mburrën sesi ky raport mbështetej nga dosjet që ishin paraqitur nga prokurorët serb për krime lufte. Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve para dhe pas luftës. Delegacioni shqiptar atëherë këtu i pranishëm, nuk e pengoi këtë edhe megjithëse nuk pati asnjë provë nga ato që autorët pretendonin se kishin përfituar gjatë hetimit, u miratuan fjalë për fjalë”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që këto pretendime të dyshimta të ndalën. “Ndaluni këto pretendime janë mjaft të dyshimta, shtëpia e verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori