LAJMI I FUNDIT:

Rama, ministrave të tij: Pushimet do t’i bëni veç në Shqipëri

Rama, ministrave të tij: Pushimet do t’i bëni veç në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka ndaluar ministrave të kabinetit të tij që të bëjnë pushime jashtë Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur Rama përmes Facebook-ut, ku ndër të tjerash ka demantuar edhe mediat greke të cilat kanë raportuar se kryeministri shqiptar po kryen pushimet në Greqi.


Rama thotë se pushimet i bënë vetëm në Shqipëri, derisa ka shtuar se ‘ky do të jetë rregull edhe për ministrat”.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi?1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat✌️??” (sic.), ka shkruar Rama. /Telegrafi/