LAJMI I FUNDIT:

Rama i kundërpërgjigjet Osmanit e Gjukanoviqit: ‘Ballkani i Hapur’ nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot

Rama i kundërpërgjigjet Osmanit e Gjukanoviqit: ‘Ballkani i Hapur’ nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot
Foto: Arkiv

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, lidhur me deklarimet për “Ballkanin e Hapur”.

Rama, në një shkrim në Twitter, tha se kushdo që është kundër iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, është në të drejtën e vetë që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë…


Sipas tij, kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit!

“Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, deklaroi Rama.

Reagimi i Ramës erdhi pasi Osmani gjatë një konference për media me Gjukanoviqin, deklaroi se Kosova vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë, bashkëpunim rajonal por në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Për dallim prej “Ballkanit të Hapur”, që ka dëshmuar sidomos muajt e fundit se do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim më të madh të Rusisë, dhe këtë duhet ta ndalojmë me çdo kusht… Po ashtu në vend se ta përshpejtonte ecjen e shteteve tona drejt BE-së do t’i vendoste në dhomë të pritjes dhe do ta zgjaste procesin e integrimit”, u shpreh Osmani.

Osmani dhe Gjukanoviq kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit është nisma që i duhet rajonit
Lexo po ashtu Osmani dhe Gjukanoviq kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit është nisma që i duhet rajonit

Ndërkaq, Gjukanoviq tha se “Ballkani i Hapur” ka rrjedhë në një moment të depresionit në rajon, kur e ka përfunduar mandatin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kur u mendua se është vënë në pikëpyetje integrimi evropian.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik…Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, u deklaroi Gjukanoviq.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” Ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pjesë e “Ballkanit të Hapur” janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa është kundërshtuar nga tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori