LAJMI I FUNDIT:

Rama: Komuniteti politik evropian, konfirmim i angazhimit të Francës për rajonin. Macron: Ju mbështesim për integrimin

Rama: Komuniteti politik evropian, konfirmim i angazhimit të Francës për rajonin. Macron: Ju mbështesim për integrimin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez kanë shkëmbyer vlerësime dhe deklarata miqësie në Pallatin e Brigadave, ku u zhvillua ceremonia e pritjes së Emmanuel Macron. Rama tha se mes dy vendeve ekziston një miqësi e vjetër.

Kryeministri përmendi komunitetin politik europian, një projekt francez, si konfirmim se Franca është e angazhuar që “ëndrra” europiane e rajonit të realizohet.


“Shqipëria pret Francën me krenari, me kënaqësi dhe me shpresë. Shqiptarët kanë qenë gjithnjë kundër tendencave rajonale. Në të gjitha kohërat, për shqiptarët dielli lind në perëndim. Për shumë shekuj deri para pak kohësh, në sytë  enjë farë Shqipërie që kishte një farë ideje të vetes së saj, Franca ishte Europa. Ne jemi të bindur që prej projektit të komunitetit politik europian, të filluar nga një frymëzim francez, konfirmon se Franca kujdeset që ëndrra europian e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime për integrim, të marrin një përgjigje. Kjo ëndërr autentike bën që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë miqësinë e francezëve të mëdhenj. Ne nuk na ka munguar mbështetja dhe miqtë francezë. Franca ka të gjitha mjetet për të udhëhequr luftën e duhur në gjirin e Europës. Mos nguroni të merrni me vete në bord një vend i cili ka probleme me pamjaftueshmëritë te tij, por nuk është vendi më pak europian për nga bindjet. Është në nder të Francës që të japë këtë përqafim vëllazëror që e pret prej shekujsh dhe është privilegji ynë në këtë ditë kur Franca na viziton përmes personit tuaj, ta mirëpresim me një ndjenjë shumë të lartë përgjegjësie”, tha Rama.

Presidenti francez po ashtu vlerësoi marrëdhniet mes dy vendeve, teksa ritheksoi mbështetjen e Francës për procesin e zgjerimit, që ai e cilësoi më shumë si “proces riafrimi”.

“Vizita e parë dypalëshe  e një presidenti francez në Shqipëri. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore. Jam i bindur se historia që na bashkon është pasuri e çmuar dhe Franca është e vendosur ta rentabilizojë këtë marrëdhënie dypalëshe duke u mbështetur te ambiciet përballë sfidave të përbashkëta. Dua t’iu theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, kur flasim për proces kapitujsh, procedurash, ndërsa të gjithë ne përpiqemi të shpjegojmë që është histori dashurie. Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ribashkim, mjafton të shohim një hartë, historinë tonë, për të kuptuar që kjo Europë nuk do të zgjerohet duke ju pritur sepse ju jeni në qendër. Ju keni qenë këtu që në fillim. Ky kontinent është një bisedë, nuk ka ditur të flasë si duhet dhe ta shpëtojë nga lufta e përhershme civile këtë vend. Na duhet shumë imagjinatë sepse nuk do zgjerojmë diçka që është kaq vështirë për të lëvizur me 27 anëtarë, por me gjithë hezitimet do ta bëjmë të ecë përpara”, theksoi Macron.

Macron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hënë (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. Ai vjen pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim që e humbi për shkak se shtyu me disa orë vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais)./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori